Pas shkarkimit të drejtoreshës, policia zbarkon në Kadastrën e Sarandës, kontrolle në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shkarkimit të drejtoreshës së Kadastrës Aida Demi, policia ka mbërritur në këtë instuticion dhe po kryen kontrolle për dokumente në kuadër të një hetimi.

Mësohet se kontrollet po kryhen dhe në pronat e Demit.

Shkak i shkarkimit dyshohet se është bërë shkelja e dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale dhe vjen një ditë pasi në një emision investigativ u denoncua fakti sesi familja e saj ka përfituar tokë që më parë ka qenë det.

“Hoteli buzë detit i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë.

Me një kontratë shitblerjeje në 5 Korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti atë familjes Demi duke e kthyer detin në tokë. Pas vetëm 4 ditësh, familja Demi merr certifikatën e pronësisë jo për 600 m2 sa bleu, por për 1325 m2.

Më pas, në vitet 2020 dhe 2021 dhe 2022, familja e Aida Demit ka marrë disa leje për ndërtimin e një objekti të ri dhe shtesë katesh për objektin ekzistues. Emisioni “Stop” ka mësuar se Aida Demi ka legalizuar dy kate pa leje të një objekti, për të cilat ka pasur urdhër prishjeje nga Bashkia dhe INUK”, thuhej në emisionin investigativ ‘Stop’./E.T

Të fundit

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Lajme të tjera

Web TV