Doni të harroni përfundimisht ish-in?! Shkencëtarët bëjnë zbulimin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndarja është e vështirë por mesa duket truri ynë është i pajisur me një mekanizëm që na ndihmon që ish-at t’i lëmë pas. Studiuesit që studiojnë Prairie vole (një lloj brejtësi që krijon marrëdhënie monogame që zgjatin përjetë), thonë se këto krijesa të vogla përjetojnë një shpërthim të hormonit të kënaqësisë dopamine në trurin e tyre kur kërkojnë dhe ribashkohen me partnerin e tyre.

Megjithatë, pasi janë ndarë për një periudhë të gjatë, ky shpërthim i dopaminës mungon. “Ne priremi ta mendojmë këtë fenomen si ‘kapërcimi i një ndarjeje’ sepse këto krijesa mund të formojnë një lidhje të re pas këtij ndryshimi në dinamikën e dopaminës, diçka që ata nuk mund ta bëjnë ndërsa lidhja është ende e paprekur,”-tha Dr.Zoe Donaldson, neuroshkencëtar.

Në studimin e botuar në “Current Biology”, ekipi përshkruan se si ata kryen një seri eksperimentesh në të cilat brejtësit kishin mundësinë të shtypnin një levë me anë të së cilës vendosnin nëse do të takoheshin me partnerin e tyre apo me dikë të rë, përtej një dere të dukshme.

Ekipi zbuloi se brejtësit kishin një çlirim më të madh të dopaminës në tru kur shtypnin levat dhe hapnin dyert për të takuar partnerin sesa kur takonin një brejtës të ri. “Shpjegimi ynë është se brejtësit e dinin se do të ishte më shpërblyese ta ribashkoheshe me partnerin, sesa të takonin një brejtës tjetër që nuk e njihnin më parë,”-shpjegoi Donaldson.

Megjithatë, këto dallime në nivelet e dopaminës nuk ishin më të pranishme pasi ata i ndanë çiftet për katër javë, një periudhë e konsiderueshme në jetën e brejtësve. Studiuesit thonë se gjetjet sugjerojnë një zhvlerësim të lidhjes midis çifteve të Prairie vole dhe jo se ata e kishin harruar njëri-tjetrin. Donaldson vlerëson se gjetjet e këtij studimi mund të ketë një sërë implikimesh rezulton se e njëjta gjë vlen edhe për njerëzit.

Së pari, nëse lëshimi i dopaminës është me të vërtetë thelbësor për të ndihmuar në çimentimin dhe ruajtjen e lidhjeve njerëzore, kjo do të thotë se marrja e hapave që ndihmojnë në mbajtjen e nivelit të këtij hormoni është shumë e rëndësishme që marrëdhënia të zgjasë.

Lexo edhe :  Plakja e trurit nis më herët se sa mendonit, studimi zbulon shifrat tronditëse

Dr. Zoe Donaldson shpjegoi se synimi i saj kryesor është të ndihmojë njerëzit që i vuajnë pasojat e ndarjes për një periudhë të gjatë. Kështu, ajo po kërkon për mënyra me anë të të cilave mund të identifikojë ndryshime biologjike që mund t’i ndihmojë njerëzit ta tejkalojnë humbjen dhe të rinisin një jetë të re.O.S

Të fundit

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC...

“Papillon”, odiseja e një shpirti të pathyeshëm

Nga Leonard Veizi Ka burra që thyejnë hekurat dhe burra që thyejnë vetveten. “Papillon” është historia e një shpirti që zgjodhi të mos thyhej. Në...

DW: “Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një...

Lajme të tjera

Web TV