Ledioni rikthehet në ekran pas 8 vitesh. Kush janë VIP-at që shprehin mbështetje për të

Këtë të shtunë, 13 janar Ledion Liço merr zyrtarisht drejtimin e Big Brother Vip, në edicionin e tretë. Partnerja e tij, Sara Hoxha ka qenë e para e cila e ka uruar për këtë rrugëtim të bukur, për rikthimin e tij pas 8 vitesh, prej 2016-ës.

“Sonte je fytyra dhe zëri i ekipit të Top Channel. Përfaqëson qindra prej nesh që kemi punuar pafund me orë të tëra për të prodhuar një sezon te jashtëzakonshëm.

Nuk është e lehtë të fillosh një sezon të ri me kaq shumë pritshmëri dhe shikueshmëri, por ne jemi krenarë të themi se I dalim ballë sfidës”, shkroi Sara në Instagram.

Ndërkohë reagimet kanë qenë të shumta, ku dhe Arbana Osmani, e cila moderoi BBVIP për 2 vite uroi Ledionin duke cituar: Shumë suksese sonte mikut tim të vjetër.

Ndërkohë në postimin e Sarës, disa nga Vip-at që kanë uruar për rikthimin e Ledionit në televizion kanë qenë: Luana Vjollca, Aulona Musta, Albana Osmani, Fifi etj./  S.M

Ledion Liço rikthehet në ekran pas 8 vitesh. Kush janë VIP-atLedion Liço rikthehet në ekran pas 8 vitesh. Kush janë VIP-at