Kanë mbërritur sot në vendin tonë 2 helikopterëve amerikanë ‘Black Hawk’. Ministri Peleshi në një reagim në rrjetet sociale e cilëson këtë si një investim shumë të rëndësishëm për Forcat e Armatosura, teksa shpreh mirënjohjen për SHBA për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.

“Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik #SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit tonë, prioriteti ynë absolut!”, shprehet ai.

/O.S