Sot nis Big Brother Vip 3. Lori Hoxha ka një mesazh për Arbana Osmanin!

Sot do të nisë Big Brother Vip 3 dhe shumë personazhe kanë uruar Ledion Liçon si prezantues i këtij formati këtë edicion dhe për rikthimin e tij në televizion, pas 8 vjetësh. Edhe vetë Arbana Osmani ka uruar kolegun e saj.

Ndërsa Lori Hoxha i ka dërguar një mesazh, Arbanës duke i kujtuar kohën kur nisi karrieren televizive duke kuruar veshjet e moderatores dhe vendimet që merrnin bashkë për rrugëtimin e tyre në televizion.

“Une e nisa karrieren time ne televizion duke kuruar veshjet e Arbanes per Big Brother dhe sot jam krenare te them qe te dyja sja kemi “nevojen❞ njera-tjetres e megjithate zgjedhim qe vendimet ti marrim bashke, per veshjet por edhe me shume.

Jam une mirenjohese per rrugetimin tone dhe per te ardhmen qe ne cdo rast do na gjeje bashke.”, shkruan Lori ndërsa poston mesazhin e Arbanës./   S.M

Sot nis Big Brother Vip 3. Lori Hoxha ka një mesazh për Arbana