Dua Lipa heq dorë nga duhani, ja cila është arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa ka zgjedhur që 2024 ta nisë duke hequr dorë nga duhani.

Ylli 27-vjeçar i pop-it kishte hequr dorë nga ky ves për turneun e saj “Future Nostalgia” në vitin 2022, në mënyrë që të sigurohej që shëndeti i saj vokal të ishte në maksimumin e tij, por tani ka zbuluar se e ka ndërprerë fare.

Duke folur në ‘Late Night With Seth Meyers’, ajo tha: “Unë isha duke pirë cigare në atë kohë…Por e kam ndaluar. E kam lënë, djema.”

Nuk është e qartë saktësisht se kur krijuesja e hitit “Houdini” filloi të pijë duhan, por pasi vuajti nga laringiti në dhjetor 2021, ajo ndjeu nevojën për ta lënë duhanin për hir të turneut të saj dhe më vonë u shpreh se sa “besim” i kishte dhënë lënia e duhanit.

Duke folur në podcastin e saj, ajo zbuloi: “Kam pasur laringit në dhjetor dhe kjo më bëri të lija duhanin një muaj më herët se sa duhej. Por e bëra dhe i kam qëndruar besnike. Ndihem e emocionuar dhe ka shumë adrenalinë. Ka momente kur unë jam në skenë çdo natë dhe, po, jam mjaft e ekspozuar, po kërcej dhe performoj dhe ndihem sikur duhet të stërvitem dhe të jem vërtet e shëndetshme në mënyrë që të ndihem mirë me veten. Kështu që më pëlqen të bëj vetëm gjëra që më bëjnë të ndihem mirë dhe që gjithashtu më ndihmojnë me vetëbesimin.”/E.Ç

Të fundit

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Ilir Meta refuzon mandatin: “Nuk pranoj asnjë marifet”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Merz po verifikon modelin italian të azilit me Shqipërinë

Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në...

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen në rrjete sociale (Foto)

Një nga figurat e njohura, Ina Kollçaku, ka surprizuar ndjekësit duke ndarë për herë të parë momente intime me partnerin e saj. Nëpërmjet disa...

Lajme të tjera

Web TV