Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor/ Zbardhen detaje nga takimi, Rama, Kurti, Vuçiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup të hënën më 22 janar.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski do të jetë mikpritës i takimit kushtuar Planit për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, sipas mediave rajonale.

Në darkë do të jenë të ftuar kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç,  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Gjithashtu pjesë e takimit do të jetë edhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien Milatović dhe Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së KE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Kopman.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri maqedonas për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe homologë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përveç kësaj, në Shkup janë të ftuar përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Cefta dhe Forumit të Investimeve të Komoros të Ballkanit Perëndimor 6, USAID-it, si dhe disa institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në takim do të nënshkruhen protokollet për “Qasje të lirë në tregun e punës në vendet e Ballkanit të Hapur”.

Sipas medias serbe, Vuçiç do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të enjten më 18 janar./O.S

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV