Tjetër sulm në Detin e Kuq, goditet me raketa anija greke në brigjet e Jemenit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije greke me flamurin e Maltës është goditur me raketë në Detin e Kuq në brigjet e Jemenit, ka deklaruar autoriteti i sigurisë detare Ambrey.

Incidenti i së martës vjen pasi ushtria amerikane njoftoi se kishte konfiskuar armë të furnizuara nga Irani për Houthis gjatë një operacioni javën e kaluar.

Ndërkohë, SHBA-ja ka goditur më shumë objektiva në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit.

SHBA dhe Britania e Madhe nisën një valë sulmesh ajrore kundër dhjetëra objektivave Houthi më 11 janar pas sulmeve të grupit të mbështetur nga Irani mbi anijet në Detin e Kuq. Nuk dihet ende se çfarë është sulmuar në operacionin e fundit amerikan, ndërsa Houthi-t janë zotuar të hakmerren.

Të dielën, SHBA tha se kishte rrëzuar një raketë të gjuajtur drejt një prej anijeve të saj luftarake nga një zonë Houthi në Jemen.

Disa anije janë shënjestruar nga luftëtarët e lëvizjes që nga nëntori në shenjë proteste ndaj luftës së Izraelit me Hamasin. Houthi-t thonë se ata kanë në shënjestër anijet që janë në pronësi izraelite, ose që po shkojnë drejt porteve izraelite. Megjithatë, shumë prej tyre nuk kanë lidhje me Izraelin. Zografia, e cila ishte bosh, po lundronte nga Vietnami për në Izrael me 24 anëtarë të ekuipazhit në bord kur u godit të martën, thanë për mediat burime të ministrisë greke të anijeve.

Deti i Kuq lidh Oqeanin Indian me Mesdheun nëpërmjet Kanalit të Suezit, por disa linja detare kanë njoftuar se tani po devijojnë rreth Kepit të ‘Shpresës së Mirë’ për të arritur në Evropë./O.S

Lexo edhe :  Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

Të fundit

Dosja “Plumbi i Artë”/ Dy avokatë tërhiqen nga procesi, shtyhet seanca

Mbetja pa avokat mbrojtës të të pandehurit Henrik Hoxhaj çoi në dështimin e seancës së radhës të dosjes "Plumbi...

U lirua nga gjykata e Fierit/ Flet avokati i Salianjit: Ishte dënim politik

Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar me kusht të Ervin...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 25 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

Fitoi lirinë/ Ervin Salianji njofton konferencë për mediat në PD

Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht.Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë,...

Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra

Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i tëri i boshatisur. 10 kabinat...

Lajme të tjera

Web TV