Zbulohet numri i banorëve të rinj që do t’i bashkohen sot shtëpisë Big Brother VIP

Ende pa kaluar 48 orë nga nisja e spektaklit më të ndjekur Big Brother Vip 3, në shtëpinë më të famshme kanë nisur intrigat, debatet dhe aleancat mes banorëve.

Ashtu sikurse u paralajmërua natën e parë, sot shtëpisë do t’i shtohen 6 banorë të rinj, personazhe VIP nga fusha të ndryshme.

Aktualisht në BBV3 janë 18 banorë të cilët kanë ndezur debate ende pa u njohur me njëri-tjetrin. Rikja është përplasur me Julin dhe Gazin, Roza Lati me Ledjonën, Egla me Ilnisën, por jo vetëm./   S.M