Buzëqeshja e Kanye West tani kushton 850 mijë dollarë, hoqi dhëmbët dhe vendosi proteza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sjellja e çuditshme e reperit kontrovers Kanye West vazhdon të befasojë publikun.

Pas paraqitjeve jo fort të hijshme në qytezat italiane përkrah të dashurës Bianka Censori, tanimë Kanye ka “tronditur” rrjetin me dhëmbët e tij prej titani, që kushtojnë rreth 850,000 dollarë.

Reperi 46-vjeçar ka treguar me krenari buzëqeshjen e tij luksoze dhe të frikshme për disa, në një postim në Instagram. Ai madje e krahason veten me “Jaws”, personazhin ikonë që u shfaq në dy filmat “The Spy Who Loved Me” dhe “Moonraker” të James Bond.

Një burim i Daily Mail ka zbuluar se protezat e Kanye West janë edhe më të shtrenjta se diamantet, dhe janë dizajnuar nga vetë muzikanti.

Edhe pse është raportuar se Kanye i hoqi të gjithë dhëmbët, duke i zëvendësuar me mbushje metalike, dentisti Thomas Connelly që vendosi implantet deklaroi se ka ende një protezë të plotë dhe të shëndetshme nën veshjen e titanit.

Duke folur për gazetën britanike, Dr. Connelly e përshkroi bashkëpunimin e tij me reperin si të këndshëm, duke theksuar se “martesa” midis vizionit të dizajnit të Kanye dhe shkencës dentare rezultoi në “një pamje të re epike”./E.Ç

Të fundit

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Evropa zbret në Washington, sfidon ‘pazarin’ Trump-Putin

Sot ndodh takimi i shumëpritur. Bashkimi i udhëheqësve evropianë, si dhe i shefit të NATO-s, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime me Presidentin amerikan...

Lajme të tjera

Web TV