Rama në Gjermani: I kemi bërë detyrat për integrimin/ Söder: Shqipëria i përket BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për Gjermaninë, Shqipëria i përket Bashkimit Europian. Ky ishte apeli i dhënë nga kryeministri bavarez Markus Söder gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, kryetarin e grupit parlamentar të CSU-së, Klaus Holetschek dhe anëtarin e Parlamentit Europian, Manfred Weber, të cilët theksuan se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në union.

“Lidhja e gjatë mes Bavarisë dhe Shqipërisë ka një të ardhme që ne duam, njëra është angazhimi i qartë se Shqipëria i përket Bashkimit Evropian. Ne besojmë se kjo është e rëndësishme për të forcuar Bashkimin Evropian në konkurrencën globale. Unë gjithashtu besoj se një Evropë e fortë, e zgjeruar është shumë e rëndësishme, veçanërisht në lidhje me të gjithë Ballkanin Perëndimor, pikërisht për shkak të sfidave me të cilat po përballet Evropa nga jashtë”, Kryeministri i BavarisëMarkus Söder.   

Edhe pse Shqipëria e ka të përcaktuar qartazi pozicionin e saj në Europë, kryeministri Rama thotë se vendi i tij ia ka dalë të përmbushë detyrat e shtëpisë të vënë nga Brukseli, duke nisur me ekonominë.

“Ne nuk jemi BE, por jemi E pa B kështu që,  askush nuk mund të vendosë për ne, nëse jemi a jo europiane sepse kjo tashmë është vendosur nga Zoti i plotfuqishëm e nga gjeografia që na ka vendosur në mes të Europës dhe Bashkimi Europian është realiteti i vetëm në historinë e hartave me kufij të jashtëm dhe një kufi të brendshëm. Nuk ka ekzistuar asnjë realitet tjetër i ngjashëm në histori. Pra, hyn në BE dhe për të ardhur në Shqipëri duhet të dalësh nga BE-ja. Është thjesht një fluturim 1orë e gjysmë prej këtej dhe ne jemi në mes. Ne duam të jemi plotësisht pjesë e saj. Për këtë ne duhet të bëjmë punën tonë, po bëjmë gjëra të mira, mendoj, në shumë fusha. Ekonomia jonë po ecën më mirë, turizmi ynë po lulëzon e meqë ra fjala, ju ftoj të gjithëve të vini e të na vizitoni”, tha kryeministri Edi Rama.

Emigracioni i paligjshëm dhe sfidat që duhet të adresojë Bashkimi Europian ishin një tjetër çështje që u diskutua në konferencë. Si shembull të kontributit që Shqipëria po jep, edhe pse jo vend i Bashkimit Europian, Rama solli marrëveshjen e nënshkruar mes tij dhe homologes italiane Giorgia Meloni.

Lexo edhe :  PD e zhgënjyer me votimin nga diaspora, i fton të votojnë në Atdhe

“Ne po bëjmë pikërisht atë çfarë të shkruhet në marrëveshjen evropiane, një qendër pritjeje për të shqyrtuar çdo rast dhe për të kryer të gjitha procedurat bazuar në ligjet evropiane, nuk duhet të jetë arsye për të ngritur një tjetër konflikt të pakuptimtë, të zbrazët e  politik. Ka shumë konflikte politike bazuar në interesat e politikës së ditës kur vjen fjala për këtë temë e po kështu edhe për shumë tema të tjera dhe kjo është humbje kohe, kjo krijon huti mes njerëzve dhe kjo është të humbasësh horizontin për nga e ardhmja”, tha Rama.

“Ajo që po ndodh tani në Shqipëri mund të jetë një model për Evropën. Duhet të shihni se si funksionon në praktikë. Së pari duhet të testohet. Rastësisht, më duket shumë më bindëse se Ruanda, nëse mund të them kështu, sepse po ndodh në kontinentin evropian dhe është gjithashtu më e ndjeshme përsa i përket çështjes dhe ne do ta vëzhgojmë me vëmendje. Por një zgjidhje e tillë në fakt mund të ndihmojë”, u shpreh kryeministri bavarez, Söder.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në landin e Bavarisë, me ftesë të kryeministrit bavarez Markus Söder, si pjesëmarrës në takimin tradicional të fillim vitit të Unionit Social-Kristian, për të adresuar lidershipin e Unionit mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajon dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor./O.S

 

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV