Zuckerberg plan për revolucion të AI, ekspertët kundër :E frikshme…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mark Zuckerberg është akuzuar për një qasje të papërgjegjshme ndaj inteligjencës artificiale pasi ka shprehur hapur angazhimin e tij për të ndërtuar një sistem të fuqishëm të Inteligjencës Artificiale në të njëjtin nivel me nivelet e inteligjencës njerëzore.

Themeluesi i Facebook ka ngritur gjithashtu mundësinë për ta bërë atë të aksesueshme për publikun.

Shefi ekzekutiv i Meta ka thënë se kompania do të përpiqet të ndërtojë një sistem të inteligjencës së përgjithshme artificiale dhe ta bëjë atë me burim të hapur, që do të thotë se do të jetë i aksesueshëm për zhvilluesit jashtë kompanisë.

Në një postim në Facebook , Zuckerberg tha se ishte e qartë se gjenerata e ardhshme e shërbimeve teknologjike “kërkon ndërtimin e inteligjencës së plotë të përgjithshme”.

Shfaqja e mundshme e kësaj teknologjie ka alarmuar ekspertët dhe politikanët në mbarë botën , të cilët kanë frikë nga një sistem i tillë, ose një kombinim i sistemeve të shumta, mund të shmangë kontrollin njerëzor dhe të kërcënojë njerëzimin shkruan The Guardian.

Dame Wendy Hall, një profesoreshë e shkencave kompjuterike në Universitetin e Southampton dhe një anëtare e trupit këshillues të OKB-së për AI, tha se perspektiva e AGI me burim të hapur ishte “me të vërtetë shumë e frikshme” dhe se ishte e papërgjegjshme nga Zuckerberg ta konsideronte atë./O.S

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV