“El Debate”: Shqipëria, trend i 2024-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta spanjolle e rendit vendin tonë mes destinacioneve më të lira dhe autentike për të vizituar

Gazeta spanjolle “El debate” në një shkrim për destinacionet më të mira për të udhëtuar gjatë vitit 2024, e rendit Shqipërinë si vendin më trendi për këtë vit.

Ky është një vit që premton të thyejë të gjitha rekordet për nga numri i udhëtarëve, ajo që ka rëndësi është udhëtimi, dalja, largimi, shikimi i botës, ikja nga rutina. Dhe nëse është e mundur, me një çmim të mirë.

Një trend që vlen veçanërisht për më të rinjtë. Rritja e fluturimeve me kosto të ulët, opsionet e akomodimit si AirB&B, për të ofruar jetesë të lirë, ka hapur gamën e mundësive në një kontekst ku udhëtari kërkon destinacione më autentike dhe më pak të mbushura me njerëz. Vendet e të ashtuquajturës Evropa Lindore janë fituesit në këtë trend, veçanërisht për udhëtarët spanjollë, për shkak të afërsisë gjeografike.

Shqipëria, është pikërisht një nga yjet në zhvillim. E panjohur, plot pasuri natyrore, me ndikime kulturore nga Lindja dhe Perëndimi, e rrethuar nga Ballkani dhe Alpet, me brigjet e lagura nga Adriatiku dhe Joni, me çmime shumë konkurruese dhe më afër se kurrë, pasi ka fluturime direkte nga Madridi dhe Barcelona që nga viti i kaluar.

Tirana është një qytet i gjallë dhe ka avantazhin e të paturit të një historie të pasur në të cilën mund të shihen si gjurmët e gjata osmane ashtu edhe prania latine. Riviera shqiptare po fiton terren. Nuk është Côte d’Azur e Francës, por çmimet e tij nuk janë ato të Monakos dhe pa dyshim që plazhet e tij janë pafundësisht më të mira, me limane vërtetë ëndrrash dhe shkëmbinj befasues./O.S

Të fundit

Presidenti Zelensky takohet me JD Vance, “Vatikani, vendi i bisedimeve për paqen”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është takuar me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio në...

“Pallati mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it ka 40 televizorë

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një avion privat superluksoz Boeing...

11 maji në Bashkinë Tiranë: 167 mijë vota socialiste dhe 174 mijë vota opozitare

Zgjedhjet e 11 majit treguan se Partia Socialiste është shumicë e padiskutueshme, me diferencë të llahtarshme nga partia e dytë më e madhe në...

Veliaj sjell projektin e sheshit në fund të Bulevardit të Ri: Tirana moderne

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë sot në vëmendje një nga projektet më ambicioze për kryeqytetin: ndërtimin e sheshit ceremonial në fundin e Bulevardit të...

Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin e tij, duke bërë...

Lajme të tjera

Web TV