Shkencëtarët: Viruset ‘zombi’ në Arktik mund të shkaktojnë një pandemi të tmerrshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzimi po përballet me një kërcënim të ri pandemik, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Viruset e lashta të ngrira në permafrostin e Arktikut (shtresë e ngrirë përgjithmonë në ose nën sipërfaqen e Tokës) një ditë mund të çlirohen si pasojë e ngrohjes së klimës së Tokës dhe të shkaktojnë një shpërthim të madh sëmundjesh, thonë ata.

Mikrobet Methuselah – ose viruset zombi siç njihen gjithashtu – janë izoluar tashmë nga studiuesit të cilët kanë deklaruar se një emergjencë e re mjekësore globale mund të shkaktohet.

Permafrosti mbulon një të pestën e hemisferës veriore dhe përbëhet nga dheu që ka qenë në temperatura nën zero për periudha të gjata. Disa shtresa kanë mbetur të ngrira për qindra mijëra vjet, kanë zbuluar shkencëtarët.

Por ngrica e përhershme po ndryshon. Shtresat e sipërme – në Kanada, Siberi dhe Alaskë – po shkrihen si pasojë e klimës. Shkencëtarët besojnë se permafrosti – në nivelet e tij më të thella – mund të përmbajë viruse që janë deri në një milion vjet të vjetër dhe kështu do të jenë shumë më të vjetër se speciet tona, që mendohet se janë shfaqur rreth 300,000 vjet më parë.

Sistemet tona imunitare mund të mos kenë qenë kurrë në kontakt me disa nga ato mikrobe, dhe ky është një shqetësim tjetër.

Për këtë arsye, shkencëtarë të shumtë po punojnë me UArctic, Universitetin e Arktikut – një rrjet ndërkombëtar arsimor në rajonin polar – për të krijuar objekte karantine dhe për të ofruar ekspertizë mjekësore që mund të identifikojë rastet e hershme dhe t’i trajtojë ato në nivel lokal për të mbajtur nën kontroll infeksionin./E.Ç

Të fundit

Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Dy të moshuar, një burrë dhe një grua, të moshës 81 dhe 83 vjeç, vdiqën në një shpërthim në...

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas...

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar...

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend...

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19 maj 2021 por 19 maji...

Lajme të tjera

Web TV