Çfarë është plani i BE për ekonominë e Ballkanit?/ 4 shtyllat në të cilat bazohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plan i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian, më 8 nëntor të vitit 2023, është i bazuar në katër shtylla.

Shtylla e parë është “forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së”. Kjo do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e tregut unik dhe paralelisht hapja e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje.

Shtylla e dytë e këtij plani është “forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal”. Kjo, sipas përvojës së BE-së do të ndikojë në një rritje potenciale ekonomike prej 10 për qind.

Shtylla e tretë e këtij plani është “përshpejtimi i reformave fundamentale“. Kjo nënkupton dhe sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal.

Shtylla e katërt e planit të ri të Komisionit Evropian për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor është “rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat“. Këtu përfshihet edhe propozimi për 6 miliardë euro ndihmë.

Pasi vendet e rajonit në raportet tregtare me Bashkimin Evropian përfitojnë edhe nga Marrëveshjet përkatëse të Stabilizim-Asociimit, KE-ja propozon që të shkohet edhe përtej kësaj, duke bërë edhe ndryshime në këto marrëveshje për të mundësuar kushte të barabarta në treg dhe mes vendeve në procesin e zgjerimit dhe vendeve anëtare të BE-së. Të gjitha këto qëllime janë në përputhje edhe me idetë që po realizohen përmes Procesit të Berlinit, si dhe krijimin e “tregut të përbashkët rajonal”./E.T

Të fundit

Dy makina përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet...

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke...

Babë e bir u vranë në Kosovë, kolegët e tyre ulin qepenat

Një ngjarje tronditëse u regjistrua një ditë më parë në Gjilan ku tre persona humbën jetën pasi u qëlluan me armë zjarri nga Mefail...

Biblioteka në Kryeministri prezanton katalogët “Imago Mundi”

Katalogët e koleksionit të artit bashkëkohor “Imago Mundi”, një nismë vizionare nga Luciano Benetton, nga ky gusht janë aty në bibliotekën e Qendrës për...

Zbulohet klauzola! Nico Williams mund të blihet me një shifër fikse

Në fillim të verës, Barcelona ishte pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej...

Lajme të tjera

Web TV