Dermatologia nuk e rekomandon dushin; lani më shpesh këto tre pjesë të trupit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dush në mëngjes apo në darkë? Pyetjes së zakonshme duket se i ka devijuar dermatologia Sandy Skotnicki që nuk ka këtë si shqëtësim parësor.

Sipas saj, shkenca nuk pajtohet me këtë praktikë të përditshme.

Dermatologia nuk e rekomandon dushin e përditshëm por këmbëngul të lahen vetëm 3 pjesë të trupit. Kjo pasi dushi shumë i shpeshtë mund t’i bëjë lëkurës tuaj më shumë dëm sesa mirë. Për shembull, mund të thajë lëkurën tuaj, veçanërisht nëse përdorni një sapun. Për më tepër, ju mund të largoni vajrat, lipidet dhe bakteret e rëndësishme që ndihmojnë lëkurën tuaj t’i rezistojë inflamacionit.

Sipas Chris dushi çdo ditë është i keq për ju, pasi pastron bakteret miqësore që jetojnë në lëkurë. Për më tepër, dushi i përditshëm nuk është vetëm i dëmshëm për lëkurën, por edhe për flokët. Dr. Angela Lamb beson se larja e tepërt me shampo mund t’i thajë flokët dhe t’ua zbehë ngjyrën. Prandaj, shumë dermatologë rekomandojnë dush 2 deri në 3 herë në javë.

Sqetullat

Larja e trupit nga koka te këmbët me ujë dhe sapun mund të shkaktojë probleme me lëkurën. Megjithatë, është thelbësore të ruhet higjiena e plotë në zonën e nënsqetullave. Sandy Skotnicki rekomandon një rutinë dushi me 3 hapa që përfshin larjen e sqetullave në vend që të bëni dush çdo ditë për të shmangur probleme si ekzema.

Ijët

Një tjetër e keqe e pastrimit të gjithë trupit tuaj çdo ditë mund të jenë problemet e shkaktuara nga dushi me ujë që përmban kripë dhe kimikate si klor, fluor dhe pesticide. Prandaj, pastrimi i zonës së ijeve dhe 2 pjesëve të tjera të trupit mund të mjaftojë. Ijët, si sqetullat, janë më të prirur ndaj qimeve të rrënjosura dhe rritjes së kërpudhave. Për të shmangur infeksionin, duhet të lani çdo ditë pjesët private të trupit.

Lexo edhe :  Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Këmbët

Larja e këmbëve është një pjesë e rëndësishme e rutinës së dushit me 3 hapa të rekomanduar nga dermatologu, pasi këmbët tuaja grumbullojnë papastërti nëse jeni zbathur dhe grumbullojnë lagështi që rrit bakteret nëse vishni çorape ose këpucë.E.Ç

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV