Deputeti demokrat Lefter Gështenja në një intervistë televizive ka folur lidhur me situatën politike në vend dhe opozitën.
Gështenja tha se opozitës i duhen dhënë të drejtat e saj kushtetuese dhe vetëm në këtë rast do të ketë rikthim në normalitet të parlamentit.
“PD dhe opozita kanë që nga shtatori që janë në një aksion lidhur me mënyrën se si është sjellë kjo mazhorancë me opozitën.
Ajo çfarë opozita ka kërkuar në Parlament por edhe në komisionet parlamentare është ngritja e komisioneve hetimore, riformatimi i komisionit të reformës zgjedhore dhe përfshirja në kalendarin e punimeve të të gjitha propozimeve për projektligje të caktuara që ka bërë opozita.
Në momentin që opozitës i jepen këto të drejta, kthehemi në normalitet.
Në momentin që i jepen të drejtat kushtetuese opozitës, parlamenti i kthehet normalitetit”, ka thënë deputeti Gështenja/ S.M