7 arsyet pse nuk duhet ta ndiqni më ish-in në Instagram

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për sa kohë që nuk jeni më në një marrëdhënie bashkë, nuk keni fëmijë apo s’frekuentoni të njëjtat ambiente, psikologët thonë se nuk ka motive të qenësishme se pse ju duhet të jeni miq virtualë me ish-in në Instagram.

Rrjetet sociale shpesh konsiderohen si zgjatimi i një raporti mes dy individëve, përfshirë edhe lidhjet romantike, ndaj për shumë njerëz është ndoshta e papranueshme që të vijojnë të ndiqen në Instagram me ish-partnerët.

Të ruash privatësinë, aventurat, miqtë e rinj nga kurioziteti i ish-partnerit/es nuk është gjithnjë një mision i lehtë, por ekspertët thonë se duhet ta ndërmerrni këtë hap për të jetuar në paqe në çdo dimension të lirisë dhe jetës suaj.

Nëse kjo nuk ju bindi, ja 7 arsye pse nuk duhet ta ndiqni në Instagram ish-in:

#1 Rrjetet sociale nuk janë një hapësirë e mirë

Ndjekja e një ish-i/je në Instagram mund të sjellë shumë dinamika të ndërlikuara. Nëse shëndeti juaj mendor nuk është në gjendjen më të mirë, atëherë mos shtoni më shumë vështirësi në jetën tuaj.

#2 Krijon terren për keqkuptime

Nëse kaloni kohë duke parë postimet e ish-partnerit/es në Instagram, ka të ngjarë që ta “zhysni” veten në një lloj përndjekjeje/fiksimi me pasoja. Në njëfarë mënyre, përmes kësaj dritareje të vogël, ju merrni një ide të jetës së ish-it tuaj dhe kjo çon në mundësi më të mëdha keqkuptimi dhe keqinterpretimi.

#3 Krahasimi është “hajduti” i lumturisë

Nëse e krahasoni veten me partnerin/en e re të ish-it, atëherë ky është momenti që ta hiqni nga Instagrami. Është shumë e vështirë të shohësh foto të tij/saj me partnerin/en e re. Nëse luftoni me pasiguritë, është më mirë ta shmangni fare këtë situatë.

Lexo edhe :  I shoqëruar nga bashkëshortja/ Aktori turk, Burak Özçivit, zgjedh Vlorën për pushime

#4 Luftoni me kufijtë tuaj

Nëse i njihni mirë kufijtë e vetes dhe gjithnjë tentoni të mbroni paqen dhe hapësirën tuaj të brendshme, mos shtoni një tjetër mundim duke ndjekur virtualisht ish-in në Instagram.

#5 Ju (të dy) humbisni privatësinë

Ndjekja e ish-partnerit/es në mediat sociale është padyshim një pushtim i privatësisë. Ruajtja e privatësisë për të ecur përpara është e rëndësishme për të dy.

#6 Respektoni marrëdhëniet e reja

Dinamika bëhet edhe më problematike nëse ish-i juaj ka gjetur një person të ri. Ju mund të zgjidhni të mos e ndiqni njëri-tjetrin në Instagram edhe në respekt të historive të reja të dashurisë.

#7 Vononi mbylljen e historisë

Kur vazhdoni të ndiqni ish-in në mediat sociale, kjo vetëm që ju lëndon, por e bën edhe më të ndërlikuar mbylljen e historisë. Distancohuni dhe ecni përpara në jetën tuaj, pasi qëndrimi pas rrjeteve sociale e bën edhe më sfiduese mbylljen e këtij kapitulli./E.Ç

Të fundit

“PD varet nga fati i Berishës! Shpresa nuk është brenda opozitës, por përballë saj”

Në një intervistë për gazetën TemA, analisti politik Roland Lami theksoi se Sali Berisha është më i sinqertë se...

5 destinacione spektakolare në Evropë nëse doni detin

Nga ishulli francez pa makina te deti kristalor i Formenterës, te sallatat greke të Folegandros për t'u shijuar në një fshat peshkimi. Dhe pastaj...

Turpërimi me 5 gola/ Mesfushori i Interit: E kalova dhimbjen me ndihmën e mamit

Interi u turpërua në finalen e Championsit teksa pësoi 5 gola nga PSG-ja. Shumë lojtarë zikaltër janë ende të hidhëruar për atë humbje dhe të...

Robert Oppenheimer, historia e vërtetë e babait të bombës atomike

Përgatiti: Leonard Veizi Julius Robert Oppenheimer ishte një nga ata njerëz që historia nuk i harron dot – jo sepse donte lavdi, por sepse ndihmoi...

Media britanike jehonë bukurive të Shqipërisë/Sazani, ishulli i projektuar si ultraluksoz

Sazani është një ishull i vogël pranë bregdetit Jon të Shqipërisë me një peizazh fantastik ku rriten shumë bimë të ndryshme, që nga livandoja, ...

Lajme të tjera

Web TV