U shtyp nga freza/ 5-vjeçari në gjendje të rëndë tek Trauma, ka nevojë për gjak (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një 5-vjeçar është shtypur nga freza që punon tokën. 5-vjeçari, Erik Aliraj është nisur me urgjencë në Tiranë, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Familjarët bëjnë thirrje për ndihmë pasi tek Trauma ka mungesë të gjakut. 5-vjeçari ka humbur shumë gjak.

Shoqata e Infermierëve ka shpërndarë njoftimin duke lënë edhe një numër kontakti.

Kushdo që dëshiron t’i shpëtojë jetën të miturit mund të dhurojë në spital, grupi nuk ka rëndësi. NUMRI I FAMILJARËVE: +355 69 858 1658./e.t