Fier/ Zjarr në zyrat e IKMT-së, flakët përfshijnë dhe godinën e zjarrfikëses

Një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme zyrat e IKMT-se dhe zjarrfikëses në qytetin e Fierit.

Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në njërën prej zyrave dhe më pas flakët janë përhapur në ambientet e tjera.  Punonjësit janë larguar nga zyrat dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në vendgjarje ka mberritur dhe policia, e cila po punon për gjetjen e shkaqeve të nisjes së zjarrit./O.S