Belén Rodriguez në mbrojtje të Chiara Ferragni: Të gjithë mund të gabojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse deri më tani ajo i shmangej shprehjes së mendimit të saj për çështjen e pandoros, tani Belén Rodriguez ka vendosur të mbajë një qëndrim, dhe këtë e bën në mbrojtje të Chiara Ferragni-t.

Në një status të publikuar në profilin e saj në Instagram, ajo shkruan: “Kam disa ditë që kam një mendim të përsëritur dhe është ai të ndjerit fajtore që kam pasur mendime të papastra, po përpiqem ta shpjegoj më mirë veten: kur dikush bën diçka të keqe, çfarë kërkoni? Le të paguajë ai person! Jeta t’ia kthejë me të njëjtën monedhë. Epo në këto javët e fundit për arsye te ndryshme më kanë ardhur në jetë mendime të tilla brenda kokës sime të vogël komplekse, me rëndësi po ju them që pas inatit vjen qetësimi, kaq! Edhe kjo ndodhi”.

Dhe ja kujt i referohej ajo: “Jam e qetë, stuhia ka kaluar, e gjithë kjo për t’ju thënë se si të gjithë ju u ndjeva e inatosur kur lexova se çfarë ndodhi me Chiara Ferragni-n, dhe po ju them se për faj të palëve të treta nuk kam pasur kurrë marrëdhënie të mira me të”.

Edhe pse nuk janë mikesha, Belén Rodriguez e konsideron të tepruar qëndrimin ndaj sipërmarrëses: “Ajo që doja të thosha në radhë të parë është se përtej vlerësimit profesional është edhe ai njerëzor Dhe duke parë gjithë të keqen që nuk ndalet së qëlluari mbi të sa herë që bie për të fjetur dhe sa herë zgjohet në mëngjes, si grua dhe nënë më vjen të them, mjaft! Ajo padyshim që ka gabuar, por tani lëreni të qetë, ajo meriton pak qetësi. Dhe mbi të gjitha, ajo që ndodhi nuk mund të lërë në hije të gjitha gjërat e bukura që ajo ka bërë”.

Lexo edhe :  Përflitet për krizë në martesë: Reagon Dafina Zeqiri

Në fund të mesazhit, Belén u kërkon fansave të saj të lënë mënjanë urrejtjen. “Mjaft dhunë verbale, le të kthehemi te përqafimi. Të gjithë mund të bëjmë gabime, të gjithë mund të humbasim rrugën, gjëja e rëndësishme është ta kuptojmë, ta rregullojmë dhe të kthehemi më të fortë se më parë”. Dhe ajo gjithashtu lançoi një hashtag: #forzachiara.

Të fundit

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen në procesin zgjedhor!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos...

Vjosa Osmani takon kongresistet amerikane, tema kryesore stabiliteti në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për garantimin e stabilitetit afatgjatë në...

Para, miell, legalizim dhe shantazh, deputeti demokrat tregon variantin e PD për 11 majin

Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar në A2 CNN krimet zgjedhore të 11 majit. Në Ditarin me Bruna Çifligun ai tha se...

Atentati në Durrës, detajet e fundit: I plagosuri shkoi në komisariat për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës. Mësohet se një person në zonën e Fllakës është plagosur me armë zjarri. Shkaqet...

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit. Sipas AKU-së, pas të gjitha analizave...

Lajme të tjera

Web TV