Nga humbja e motrës te puna në market/ Historia tragjike e Miss Kavaja që vdiq nga zemra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ishte aspak e lehtë për ata që e njohën, t’i thonin lamtumirë Lorenës, gjimnazistes nga Kavaja që u nda nga jeta pas një ataku kardiak, kur kishte nisur të ëndërronte dhe të ndërtonte jetën e saj, larg dhembjes, periferisë dhe më pranë ndriçimit vezullues të qendrës së qytetit, dashurisë dhe pasarelave.

Ataku kardiak i mori jetën ndërsa po i gëzohej fejesës që kishte kurorëzuar së fundmi me djalin që donte, si dhe titullit “Top Model” të marrë në spektaklin e bukurisë “Miss & Mr. Kavaja” fundvitin e kaluar.

Nuk e kishte mbyllur ende plagën që i kishte hapur vdekja e parakohshme e motrës më të vogël dhe as çrregullimin kardiak që i rrinte mbi kokë si shpata e demokleut, por jeta po i buzëqeshte. Deri mëngjesin fatal të 25 janarit kur zemra e saj pësoi goditjen fatale, duke hapur një plagë të re në familjen Bërdufi.

Petriti, Fiona, Ajla dhe Kornela nuk mund ta besojnë ende që ajo nuk është më, ndërsa i shkojnë për ngushëllim familjes së saj së bashku me Myzejen Kondurin, producenten e spektaklit të bukurisë i cili i dha jetë ëndrrës së Lorenës. Besonte se do t’ia dilte mbanë, për veten, por mbi të gjitha për familjen e saj.

Pas vdekjes së të motrës, Lorena kishte nisur të ndërtonte ëndrra, shpresa për ta ndryshuar fatin e saj. Për shkak të kontrolleve dhe trajtimeve mjekësore në Hollandë e kishte humbur një vit shkollën, por i ishte kthyer sërish dhe këtë vit ishte maturante në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” të Kavajës./O.S

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV