Protestat e fermerëve në Francë, qeveria ofron lehtësime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Gabriel Attal premtoi fundin e rritjes së kostove të karburantit dhe thjeshtimi i rregulloreve

Qeveria franceze hoqi dorë nga planet për të reduktuar subvencionet shtetërore për naftën bujqësore, por kjo nuk duket e mjaftueshme për fermerët e zemëruar që rrethojnë Parisin.

Pas dy javësh protesta që janë përhapur në të gjithë Francën, kryeministri Gabriel Attal njoftoi një sërë masash për të lehtësuar presionin financiar dhe administrativ mbi fermerët.

Ai u shpreh se qeveria do t’i japë fund kostos në rritje të karburantit që përdoret për makineritë bujqësore, do të ketë gjithashtu një fond emergjence për të ndihmuar fermerët e bagëtive të luftojnë sëmundjet midis bagëtive të tyre, do të thjeshtohet burokracia dhe do të paraqitet një apel në Bashkimin Evropian për një heqje të rregullave në mbarë bllokun për tokën djerrë.

Por kjo nuk e qetësoi zemërimin e fermerëve teksa Arnaud Rousseau, kreu i sindikatës më të madhe e fermerëve në Francë u shpreh se do të vijojnë lëvizjen e tyre. Fermerët francezë bllokuan një autostradë në Bayonne pranë kufirit spanjoll në një përpjekje për të ndërprerë trafikun ndërkufitar dhe si pjesë e protestave mbarëkombëtare.

Sindikatat kanë bërë thirrje për bllokimet e rrugëve në të gjithë Francën për të rritur presionin ndaj qeverisë së kryeministrit Gabriel Attal, të cilin fermerët e akuzojnë se nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i ndihmuar ata. Një nga ankesat e fermerëve është konkurrenca e pandershme midis vendeve fqinje.

“Jam këtu për të denoncuar të gjitha kostot që duhet të mbulojmë në fermat tona, sepse po bëhet gjithnjë e më e vështirë, pasi çmimet e produkteve ushqimore janë jashtëzakonisht të larta. Qeveria do të duhet të na dëgjojë.”

Demonstruesit kanë sjelle në qendër të vëmendjes marrëveshjet e të tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe eksportuesve të ushqimit, për të cilët fermerët thonë se synon të sjellë mish dhe prodhime më të lira të Amerikës Latine./O.S

Të fundit

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti...

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të na kthyer vite pas...

Arrestohen kinezët në SHBA, akuzohen për spiunazh teknologjik

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar arrestimin dhe ngritjen e akuzave penale ndaj dy shtetasve kinezë, Chuan Geng dhe Shiwei Yang,...

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën kushtetuese e pronës dhe sigurinë...

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi në botë dhe të hapet...

Lajme të tjera

Web TV