“S’kisha lekë as për biletën e urbanit”,Eliona rrëfen fillimet në ekran: Jam paragjykuar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur Eliona Pitarka ka rrëfyer për herë të parë vështirësitë e mëdha që kishte në hapat e parë për t’u bërë pjesë e ekranit. E ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ajo tha se për të shkuar në punë duhet të merrte dy autobusë dhe në disa raste, nuk kishte para as t’i paguante.

“Duke qenë se më ndjekin jo vetëm nëna, por edhe vajza të reja në rrjete sociale, dua të tregoj që jo çdo gjë vjen me një kërcitje gishtash. Duhet ta kuptojnë se duhet të punojnë fort për të arritur gjërat. Kur kam nisur, unë isha në provë në programin në të cilin punoja. Dëshira ime shumë e madhe për të marrë pjesë, isha në provë pa pagesë. Më është dashur të shkoj dy muaj në provë…”

“Nuk kisha të ardhura, ishte sakrificë të merrja dy autobusë. Ka pasur raste që një stacion e paguaja, tjetrin e bëja në këmbë, se nuk kisha para për biletën e dytë, se e kisha goxha larg dhe ndërroja dy autobusë për të shkuar deri aty, por këtë nuk e thoja për asnjë moment atje që shiko se…, në asnjë moment. Thjesht, doja që të fokusohesha, që t’i bindja ata që unë vleja, sepse më dukeshin vogëlsira, pavarësisht se ishin sakrifica, kishte raste që shkoja në këmbë./O.S

Të fundit

1770 – Beteja e Largas: një përplasje vendimtare në luftërat ruso-osmane

Më 7 korrik 1770, në brigjet e lumit Larga në Moldavi (në territorin e sotëm të Moldavisë dhe Rumanisë),...

Marrëveshja e Brionit, fundi i luftës 10 ditore dhe nisja e shpërbërjes së Jugosllavisë

7 korrik 1991 Më 7 korrik 1991, në ishullin Brioni të Kroacisë (në atë kohë pjesë e Jugosllavisë), u arrit Marrëveshja e Brionit, e...

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Përkeqësohet ndjeshëm bilanci i tragjedisë së shkaktuar nga përmbytjet në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet kanë konfirmuar të paktën 81 persona të...

Gjergj Luca heq strukturën e jashtme të “Rozafa Tuna”: Kishte leje 25-vjeçare, por …

Biznesmeni Gjergj Luca, ka vendosur të heqë vullnetarisht strukturën e jashtme të lokalit të tij “Rozafa Tuna”, për t’i dhënë hapësirë publikut. Përmes një videoja...

Tërhiqet kryeministri i Maqedonisë së Veriut: S’do të ketë taksë për beqarët

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha të dielën se ai është keqkuptuar me deklaratën e bërë ditën e premte se ka ndërmend të taksojë beqarët,...

Lajme të tjera

Web TV