I ftohti i acartë në Bulqizë/ Rritet çmimi i druve, kostoja e ngrohjes e papërballueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftohti i acartë i dimrit ka rritur çmimin e druve të zjarrit në Bulqizë. Banorët thonë se temperaturat e ulëta deri në -16 gradë celsius i kanë vënë në vështirësi duke qenë se për ngrohje, ata përdorin më së shumti, sobat me dru. Për ata që nuk i kanë marrë drutë muaj përpara dimrit, kostoja e tyre aktualisht shkon nga 60-80 mijë lekë të vjetra metër kubi.

Kostoja përfshin blerjen, prerjen dhe transportin e druve por shifra, është e papërballueshme për xhepin e tyre. Mjaft prej banorëve i shmangen ngrohjes me energji elektrike, pasi thonë se nuk munden të përballojnë as faturat e rritura të energjisë me të ardhurat që kanë.

Këtë vit qytetarët drutë e zjarrit i kanë siguruar më së shumti në tregun privat, që e ka rritur çmimin e druve më shumë se vitet e tjera. Sipas tyre privatët abuzojnë për shkak të temperaturave të ulëta dhe rrisin çmimin ndaj banorët kërkojnë nga pushteti vendor që të marrë masa që shërbimi i furnizimit me dru zjarri të bëhet në vijimësi përmes firmave kontratuale të Bashkisë Bulqizë./e.t

Të fundit

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, diskutohet edhe marrëveshja e huasë me BERZH

Në Kuvend, zhvillohet sot paradite seanca e radhës plenare, që ka disa projektligje në rendin e ditës, përfshirë ratifikimin...

“B-21 Raider”, fantazma e re amerikane që mund të bombardojë Pekinin

Emri i tij është B-21 Raider dhe është bombarduesi i parë strategjik i projektuar nga e para, prej Shteteve të Bashkuara në më shumë...

1945 – San Francisko, Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, në përfundim të Konferencës së San Franciskos, përfaqësues nga 50 vende aleate që kishin luftuar kundër Fuqive të Boshtit gjatë...

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters. Rutte shpjegoi se...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Lajme të tjera

Web TV