Ndarja e Fatma Methasanit dhe Alfio Rrotanit është rikthyer në vëmendje me pjesëmarrjen e këtij të fundit në “Big Brother VIP”. I ftuar në “Fan Club”, Alfio u ndal te raporti i tyre sot.
“Supa kur ftohet nuk ngrohet më. Sado që sot jemi ndarë gjithsesi ne ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë dhe ajo është mamaja më perfekte që mund të ketë djali im.”-tha ai.
Gjithashtu ish-konkurrenti i BBVIP, tregon se ka ende emocione për të.
“Kam një lloj emocioni gjithmonë të mirë për të, edhe pse rrugët tona janë ndarë. Jam takuar, përshtypjet kanë qenë nga më të mirat, normalisht nuk do e zhgënjeja te kjo pjesë.”
Alfio foli edhe me banorët për herë të parë mbi ndarjen duke treguar se e ka vuajtur shumë.
“Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur unë kam kaluar vitet më të bukura të lidhjes sime. Ishim për 6 vite bashkë. 2 vite kemi që jemi ndarë. E kam vuajtur si kafshë. Vjen një moment që ti thua “Do ndahem unë me këtë person.” Dhe pastaj ndodh që realisht ndahesh dhe jo se pendohesh, thjesht ndihesh keq por nuk rikthehesh. Është një moment që edhe e vuaj, por edhe nuk rikthehesh dot mbrapsht “- tha ai.
Ndërkohë i pyetur nëse mund të ketë një mundësi rikthimi mes tij dhe Fatmës, Alfio është përgjigur:
“Është një shprehje që thotë se supa po u ftoh, ngrohe sa të duash, nuk bën më”./E.Ç