Berisha përmend bashkëshorten nga dritarja e banesës: Ka punuar 14 vite për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur para mbështetësve, u është drejtuar duke u thënë se ata nuk mund të pranon kurrë që Sali Berisha, të shpallej 8 vite pas largimit nga pushteti, i rrezikshëm për korrupsionin e tij.

Berisha ka përmendur dhe bashkëshorten e tij, duke thënë se ka punuar vullnetarisht për 14 vite më fëmijët autikë.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, të pranishëm sonte në këtë protestë, përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme.

Ju misionarët e kthesës së madhe, vendimtare për fatin e demokracisë, lirisë, dinjitetit dhe të ardhmes tonë, por dhe vetë ekzistencës së kombit shqiptar.

Ju, burrat, gratë, djemtë e vajzat e kthesës, jeni frymëzimi, shpresa e pashuar e mbarë shqiptarëve. Çdo demokrat, qytetar, duhet ta ketë të qartë se në rast se sot heziton dhe nuk ngrihet kundër regjimit monist të Edi Ramës, nesër mund të jetë vonë, nesër ai pavarësisht nga qëndrimi i tij, nga vota e tij, por me indiferencën, heshtjen, ka firmosur mandatin e tij që qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e votës.

Ndaj dhe protesta juaj, kthesa juaj në agun që ndahet terri nga drita, shpresa nga dëshpërimi, e shkuara diktatoriale nga e ardhmja, jeni pararendës të një Shqipërie tjetër, të rivendosjes së pluralizmit, votës së lirë, besimit tek Shqipëria.
Demokrate e demokratë!

Historia juaj është historia e betejave për idealet më fisnike, të larta. Historia juaj është historia e ndryshimit të vazhdueshëm për të ndryshuar Shqipëri.

Historia juaj është historia e njerëzve, e burrave dhe grave të kthesave epokale, të kthesave që ndan dritën nga terri, diktaturën nga demokracia, gënjeshtrën nga e vërteta. Të tillë jeni ju, të tillë janë demokratët.

Sa e vështirë ishte për ju kthesa, por ju njerëz të ndershëm dhe të vërtetës, nuk mund të pranonit kurrë të besonit gënjeshtrën për të vërtetë. Nuk mund të pranonit kurrë se Sali Berisha, të shpallej 8 vite pas largimit nga pushteti, të shpallej i rrezikshëm për korrupsionin e tij.

Që Liri Berisha, që kishte 14 vjet që punonte vullnetarisht pa asnjë shpërblim me fëmijët autikë, nuk mund ta pranonit kurrë një akuzë të tillë, e cila kishte vetëm një synim, të telikostë pushtetin e Edi Ramës”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV