Drogë nga Amerika Latine dhe Shqipëria, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë sekuestruar pesë kilogramë kokainë dhe njëqind kilogram marihuanë dhe hashash në një aksion të policisë italiane. Gjithashtu janë gjetur edhe dy pistoleta.

Kokaina vinte nga Amerika e Jugut dhe nga Shqipëria më pas transportohej me rrugë tokësore në provincat e Firences dhe Pratos. Kokaina më pas shitej në rrugë, me një çmim me shumicë që luhatej nga 45 deri në 50 euro për gram. Mëngjesin e sotëm policia financiare, me bashkërendimin e Drejtorisë Antimafia të Qarkut (DDA), ka ekzekutuar 5 masa parandaluese ndaj një shoqate kriminale të dedikuar për trafik droge të përbërë nga subjekte me origjinë shqiptare dhe rumune dhe me banim në provincat e Firences dhe Prato. Subjektet, të moshës nga 40 deri në 50, nuk kishin precedentë penalë, megjithëse njiheshin tashmë për precedentë të veçantë. 5 urdhrat e ekzekutuara janw dy në burg në Prato dhe tre në arrest shtëpie.

Hetuesit zbuluan se importi i drogës furnizonte një pjesë të madhe të rajonit nga Prato. Droga ishte e fshehur në shtëpi, por edhe garazhe me qira dhe makina të braktisura. Shoqata kriminale ishte e strukturuar në atë mënyrë që të kujdesej për çdo fazë të vetme, nga furnizimi i lëndës narkotike, transporti, si dhe prerja e drogës e deri te tregtimi duke filluar nga përqindjet e pastërtisë mbi 90 %.

Gjatë hetimeve u arrestuan në flagrancë 2 persona dhe u sekuestruan mbi 5 kilogramë kokainë, 100 kilogramë marijuanë dhe hashash, 676 mijë euro cash, dy pistoleta dhe mbi 500 gëzhoja të kalibrit 9×21./O.S

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV