Rrëzimi i skelës në Tiranë/ Çfarë konstatuan autoritetet

Ngjarja e para disa ditëve në qytetin e Tiranës, ku një element skele ka rrëshqitur nga katet e larta të një objekti në ndërtim, duket se ka marrë një tjetër dinamikë. Raportohet se ngjarja ka qenë një aksident i shkaktuar nga nënkontraktori i shoqërisë “Arlis Ndërtim”. Pas shoqërimit në polici të nënkontraktorit, punëtorit të tij dhe inxhinierit HSE të shoqërisë është hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Rrëzimi i skelës në Tiranë/ Çfarë konstatuan

Ngjarja ka ardhur si pasojë e një aksidenti, por instancat ligjzbatuese kanë konstatuar se kantieri i ndërtimit plotësonte të gjitha kushtet tekniko-ligjore sipas ligjeve të ndërtimit dhe ligjeve për shëndetin dhe sigurinë në punë.

Fatmirësisht ky aksident ka shkaktuar vetëm dëmtime të lehta në dy kalimtaër të rastit.

Rrëzimi i skelës në Tiranë/ Çfarë konstatuan

Të dy kalimtaret janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe kanë lënë ambjentet e spitalit, prej disa ditësh tashmë.

Të dhëna nga Spitali Universitar i Traumës raportojnë se shoqëria “Arlis Ndërtim” ka mbuluar të gjitha shpenzimet spitalore për dy të plagosurit lehtë dhe ka shprehur keqardhjen për situatën e shkaktuar në momentin e aksidentit./ e.t

Rrëzimi i skelës në Tiranë/ Çfarë konstatuan