Si të forconi kockat në mënyrë natyrale, zgjidhjet që ju duhen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit.

Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një shqetësim kryesor që ndikon jetën e përditshme.

Sëmundje si artirti, dhimbja e shpinës apo pjes ëtë tjera të trupit janë shumë të përhapura që ndikojnë në jetën e përditshme.

Si gjithnjë ushqimet dhe stili i jetesës janë zgjidhja më e mirë për të përballuar çdo shqetësim të organizmit.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë disa prej këtyre mënyrave të cilat do ju ndihmojnë të  forconi kockat tuaja natyralisht

Hani perime

Frutat dhe perimet janë nga burimet më të mira të vitaminës C, e cila stimulon prodhimin e qelizave që formojnë kockat dhe mbron kockat nga dëmtimi.

Studimet tregojnë gjithashtu se konsumimi i shumtë i perimeve në dietën tuaj rrit dendësinë minerale të kockave.

Qepa në veçanti, zvogëlon rrezikun e frakturave në 20%, kundrejt personave që nuk konsumojnë kurrë qepë.

Kale, brokoli dhe spinaqi janë gjithashtu një ndihmë e madhe për kockat që duhet të jetë në dietën, pasi ato përmbajnë vitaminë K.

Më shumë kalium

Kaliumi është miku më i mirë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të kockave tuaja.

Aftësia e tij për të neutralizuar acidet metabolike që shkatërrojnë kockat është e jashtëzakonshme.

Bananet janë veçanërisht të pasura me kalium, si dhe magnez prandaj bëjini pjesë të dietës tuaj të përditëshme.

Më pak alkol dhe kafeinë

Nisja e ditës pa kafienë mund të duket si një mision i pamundur, por nëse doni të mendoni për shëndetin e kockave tuaja duhet të hiqni nga kjo substancë.

Studimet tregojnë se pirja e 3 ose më shumë flixhanëve me kafe në ditë zvogëlon thithjen e kalciumit nga trupi  gjë që mund të ndikojë negativisht në densitetin e kockave tuaja.

Lexo edhe :  Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Alkoli bën gjithashtu të njejtën gjë për organizmin tuaj prandaj provoni të konsumoni ndonjë çaj bimor ose më shumë lëng frutash.

Meruni me aktivitet fizik

Ushtrimet fizike janë kryesore për të ndërtuar kocka të forta.

Vrapi, ecja apo sportet në përgjithësi që përfshijnë stërvitje rezistente siç janë palestra e ushtrimet e peshes mund të jenë një alternativë e mirë.

Gjithnjë kujdesuni të mos i dëmtoni kockat edhe duke i bërë këto ushtrime.

Merrni Vitaminë D

Vitamina D funksionon paralelisht me kalciumin për zhvillimin e shëndetit të kockave dhe kur këto të dyja mungojnë mund t’i më shumë dëm sesa të mirë për shëndetin tuaj.

Një mënyrë e shkëlqyeshme për të luftuar mungesën tuaj të vitaminës D është të bëni një shëtitje në diell.

Jo vetëm që do të stërviteni, por do të merrni edhe rreze.

 Pini qumësht

Këshilla e përherëshme, konsumoni qumësht për të përfituar më shumë kalium.

Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit që është një nga përbërësit kryesorë në ndërtimin e kockave më të forta.

Alternativat e qumështit të pasur me kalcium që variojnë nga qumështi i bajameve deri  tek ai normali që konsumoni çdo ditë.

Ushqime të tjera të pasura me kalcium janë djathi me pak yndyrë, kosi natyral, sardelet, salmoni dhe bajamet./O.S

Të fundit

Milani zyrtarizon dy largime në sulm, Igli Tare premton përforcime

Milani ka konfirmuar zyrtarisht largimin e dy sulmuesve nga skuadra e sezonit të fundit. Tammy Abraham dhe Luka Jovic nuk do...

“Po vjen fundi i futbollit”, Klopp jep paralajmërimin

Futbolli modern është kthyer tashmë në një “makineri” që “bluan” ndeshje pa pushim. Alarmi është dhënë disa herë nga futbollistë, mjekë sportivë dhe mbi...

Bieta Sula largohet nga TCH?/ Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e sezonit muajin tjetër mund...

Adriatik Lapaj: “Nisim fazën e radhës, do ndajmë edhe bukën bashkë”

Kreu i forcës politike Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka prezantuar një nismë të veçantë për të qenë në çdo cep të Shqipërisë e për...

Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

Një agjenci europiane që monitoron zjarret, raporton se këtë vit janë djegur 2800 hektarë pyje dhe kullota. Dëmi monetar për këtë sipërfaqe llogaritet të...

Lajme të tjera

Web TV