Streha sekrete e Putin!/ Bunkeri që mund të ketë ndërtuar pranë kufirit me NATO-n (fotot)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e re duket se tregon strehën sekrete të Vladimir Putin në rast lufte, të ndërtuar mes një pylli të lartë vetëm 25 km larg kufirit të NATO-s.

Rrjeti Daily Mail thotë se sipas raportimeve lideri 71 vjeçar ka përvetësuar vendin piktoresk me liqen dhe ujëvarë në parkun kombëtar më sipërfaqe thuajse sa Monaco – për të ndërtuar strehën e tij private.

Fqinji më i afërt i tij rreth 3 km larg raportohet se është ish-pronari i skuadrës së Chelsea, Roman Abramovich.

Folësi në pamje pretendon se Putin ndan strehën e tij pranë ujëvarës 4m të lartë Marjalahti, me të dashurën ish-gjimnaste, Alina Kabaeva.

Rrjeti ‘Dossier Centre’ thotë se ndërtesat moderne prej druri janë të fshehura nga pamja e qytetarëve të zakonshëm.

Por pamjet e analizuara nga MailOnline nuk mund të verifikoheshin dhe tashmë besohet se ndërtesat janë shtuar me anë të inteligjencës artificiale ose efekteve të tjera vizuale.

Kompleksi supozohet të gjendet në parkun kombëtar Ladoga në Karelia – pranë kufirit rus me Finlandën.

Në video thuhet se ka disa ndërtesa që mund të jenë pjesë e pronave të fshehta të Putin që fshihen nga zyrtarët e tjerë ose publiku.

Gazetari i rrjetit denoncues ‘Dossier’,  Ilya Rozhdestvenskiy tha: “Prapa plevicës mund të shihet një pjesë e ngritur , nuk duhet saktësisht se çfarë është por nga imazhet satelitore mësohet se është ndërtuar vetëm dy vitet e fundit.”

Pranë tij ka një dhomë banje, një vaskë troftash dhe një fermë.

“Këtu presidenti mund të shijojë natyrën në qetësi totale. Ai mund të vijë me helikopter ose me barkë”, shton narratori.

Rozhdestvenskiy shton se më tej gjendet hoteli dhe sauna në pronësi të Abramovich, çka është konfirmuar dhe nga regjistri i pronave në Rusi.

Lexo edhe :  “Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Një tjetër imjant i afërt zotërohet nga Yuri Kovalchuk, financier dhe mik i Putin që ka krijuar një rrjet kompanish me prona zbavitjeje për zyrtarët e lartë, shkruan rrjeti britanik Daily Mail .

Të fundit

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Lajme të tjera

Web TV