Tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi nuk tërhiqen:Jemi gati për konflikt të gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mohammed Nasser Al-Atefi, një përfaqësues i grupit rebel Houthi ka deklaruar se militantët janë gati për një konflikt të gjatë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

“Udhëheqja jonë revolucionare ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, kështu që ne jemi gati për një përballje të gjatë me forcat e tiranisë. Amerikanët, britanikët dhe ata që u koordinuan me ta duhet të kuptojnë forcën e Jemenit”, tha Al-Atefi.

Pas përshkallëzimit të konfliktit palestinezo-izraelit në Rripin e Gazës, Houthi-t me bazë në Jemen thanë se do të godasin territorin izraelit dhe do të pengojnë anijet e lidhura me ta të kalojnë nëpër Detin e Kuq deri sa konflikti të marrë fund.

Prej nëntorit të vitit të kaluar rebelët e armatosur kanë sulmuar dhjetëra anije mallrash dhe civile në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit./O.S

Të fundit

Marshim për Gentiana Hudhrën/ Djali ecën në heshtje për nënën e vrarë nga i ati!

Mbrëmjen e djeshme në qytetin italian të Tolentinos u zhvillua një marshim në nderim të Gentiana Hudhrës, gruas shqiptare...

Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe/Armët e avancuara janë tundime që duhet t’i refuzojmë

Papa Leon XIV ka bërë sot një thirrje të fuqishme për paqe në të gjitha zonat e përfshira nga lufta, gjatë audiencës së përgjithshme...

Rama nesër bëhet mësues, zbuloni planin e Partisë Socialiste

Nesër nis 'shkolla verore' në PS, ku deputetët që morën mandatin nga zgjedhjet e 11 majit, do t’i nënshtrohen trajnimeve për t’u njohur me...

YouTube penalizon përdoruesit që nuk duan reklama

YouTube ngadalëson riprodhimin e videos për përdoruesit që bllokojnë reklamat. YouTube ka filluar të ngadalësojë qëllimisht riprodhimin e videos për përdoruesit që përdorin bllokues reklamash,...

“Ushtria amerikane, gati ta zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin”

Ushtria amerikane është e gatshme të zbatojë çdo vendim që presidenti Donald Trump mund ta marrë në lidhje me Iranin, deklaroi të mërkurën sekretari...

Lajme të tjera

Web TV