Konflikt i dhunshëm me thika, arrestohet i mituri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre adoleshentë në Elbasan janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm që ka çuar në arrestimin e një 17-vjeçari. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e shkuar, 17-vjeçari i arrestuar ka dëmtuar lehtë me thikë një 16-vjeçar dhe ka dhunuar fizikisht një 14-vjeçar, ndërsa këta të fundit e kanë goditur atë, me shkop prej druri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet adoleshentëve.

Arrestohet një 17-vjeçar dhe procedohen në gjendje të lirë një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçar, të implikuar në konflikt. Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilin i arrestuari, gjatë konfliktit, dëmtoi lehtë 16-vjeçarin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 20:30, të datës 02.04.2024, për një konflikt ndërmjet disa adoleshentëve, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të këtij konflikti dhe arrestimi i një 17-vjeçari të përfshirë në të. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur 14 dhe 16 vjeç, po ashtu të implikuar në konflikt.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 17-vjeçari i arrestuar ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) 16-vjeçarin dhe ka dhunuar fizikisht 14-vjeçarin, ndërsa këta të fundit e kanë goditur atë, me send të fortë (shkop prej druri).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./O.S

Të fundit

Kur pësimi i Bashës nuk i bëhet mësim Lapajt

Në historinë politike shqiptare ka disa veprime që për nga absurditeti dhe pasoja, do të mbeten gjatë në kujtesën...

Pensionet, u njihen vitet e punës para 1993 atyre që ju zhdukën dokumentet

Njihen periudhat e punës në ish-ndërmarrjet shtetërore para vitit 1993 për efekt pensioni edhe kur qytetarët nuk kanë dokumentet e nevojshme. Ligji tashmë ka hyrë...

Qyteti dhe Arti- Mozaiku i munguar në arkitekturën bashkëkohore urbane

Në ansamblin e elementëve të zhvilluar në arkitekturën urbane, mungon elementi i mozaikut, ndërkohë që ai mund të ketë aplikime origjinale në shumë aspekte.Krijimi...

Nën radarin e Juventusit dhe Milanit, por Xhaka “tundohet” nga një klub i ri në horizont

Vera e Granit Xhakës parashikohet të jetë shumë e nxehtë. Mesfushori shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos të klubeve me shumë emër, pasi...

“PD kasolle dhe çetë e kryetarit”/ Kjo vjeshtë duhet të ketë zgjedhje për PD-në!

Ish-deputeti i PD-së i ftuar në një studio televizive tha  se ndërsa duhet të ishte një solidaritet, ata u fshehën të gjithë dhe heshtën,...

Lajme të tjera

Web TV