Veliaj pret kryebashkiakun e ri të Athinës! Haris Doukas: Po mësojmë shumë nga Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veliaj mikpriti për herë të parë në Tiranë kryebashkiakun e Athinës, Haris Doukas, i cili mori pjesë në punimet e Samitit të B40.

Ai tha se dy kryeqytetet do të vijojnë të ushqejnë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme të presim kryetarin e ri të Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, në Tiranë. Më vjen mirë që udhëtimi i tij i  parë është në Tiranë. Uroj që ky udhëtim të jetë një ogur i mirë, të jetë sukses për ju dhe një kontribut i jashtëzakonshëm për marrëdhënien shumë speciale që Tirana dhe Athina kanë bashkë. Me qytetin e Athinës ne kemi përuruar Parkun Helen, organizojmë Maratonën e Tiranës dhe Triathlonën. Kemi disa aktivitete fantastike që bëjmë me qytetin e Athinës me më pak protokoll, por me më shumë energji. Mezi pres që, me kryetarin e ri, Doukas, të kemi një kalendar aktivitetesh që mund të bëjmë sidomos në fushën e aktrimit dhe inovacionit. Teknopoli është një shembull fantastik në Athinë, ne kemi një tjetër shembull fantastik të Piramidës në Tiranë dhe besoj se mund të mësojmë nga njëri tjetri”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Doukas tha se Athina ka shumë për të mësuar nga Tirana.

“Shpresoj që edhe unë të kem 3 fitore elektorale sikurse patët ju dhe të jem kaq i suksesshëm sa edhe ju. Ju e dini, ne kemi vetëm një muaj që drejtojmë qytetin. Kemi shumë gjëra për të mësuar. Unë jam profesor dhe kryebashkiak prej një muaji tashmë, por dua që të ndihmoj qytetarët të promovojnë bashkëpunimin, të punojnë bashkarisht”, u shpreh Doukas./e.t

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV