A ndikon konsumimi i alkoolit në stërvitje?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbase nuk e ke menduar, por alkooli ka ndikim të drejtëpërdrejtë negativ nëse je person që stërvitesh rregullisht dhe po bën përpjekjet e tua për të qenë në formë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për ditën pasi ke pirë dhe nuk je në gjendjen më të mirë. Konsumi i alkoolit rregullisht ka një listë efektesh negative dhe secila prej tyre ka ndikimin e saj në planet e tua ose efektet që pret nga stërvitja. Më tej do të listojmë si ndikon alkooli në trupin tënd dhe në stërvitjen që ti bën.

Dehidratimi: Alkooli largon lëngjet nga trupi. Uji luan rol të rëndësishëm në mbajtjen e balancave fizike, ndaj bëji llogaritë vetë. Efektet janë më të forta sesa duket.

Këputje muskulare: Alkooli nxit prodhimin e acidit laktik, që është fajtor për ngërçet. Ja pra ku e ke arsyen pse nuk bën dot ushtrime si zakonisht kur ke alkool në gjak.

Sheqeri në gjak rritet: Trupi përjeton inflamacion nga rritja e sheqerit në gjak dhe kjo çon në dehidratim, fryrje dhe ndjesi të sikletshme.

Probleme me tretjen: Dhimbjet e stomakut dhe pamundësia e trupit për të tretur ushqimin e bën të vështirë edhe stërvitjen. Edhe nëse të duket sikur je mirë se nuk ke pirë aq shumë, parehatia nga këto problematika nuk do të lejojë të stërvitesh si normalisht.

Nepse të pashëndetshme: Nëse po përpiqesh të humbësh ca kile, alkooli t’i prish balancat jo vetëm ditën kur pi, por edhe në ditët pasardhëse, sepse shton dëshirën për sheqerna dhe ushqime me shumë yndyrë./E.Ç

Të fundit

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e...

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus,...

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid bin Ualid u përballën me...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Lajme të tjera

Web TV