Pse mërzia të bën mirë per shëndetin mendor?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas hulumtimeve shkencore mërzia përkufizohet si një gjendje e dëshirës për përfshirje në aktivitete që të pëlqejnë pa dashur t’i bësh vërtet. Kështu shpjegon Ismael Santos, ish-basketbollist, tani i trajnuar dhe specializuar në fushën e psikologjisë.

Sipas tij, një problem në tërësi i shoqërisë sot është ai i të qenit në kërkim të kënaqësisë dhe suksesit. Santos e lidh këtë me zhvillimin e teknologjisë që ka bërë të mundur të punuarit nga çdo vend duke bërë shumë të vështirë vendosjen e kufijve personal sepse gjithmonë kërkohet të punohet.

Për të kuptuar se si reagon truri kur ka momente mërzie, janë realizuar disa studime specifike, të cilat kanë dhënë informcione të vlefshme.

Santos ka ndërmarrë një pjesë të studimeve në 2018-ën duke analizuar individë të ndryshëm si subjekte. Secili prej tyre i është nënshtruar skanimit të trurit për të parë aktivitetin dhe ndryshimin në qarkullimin e gjakut teksa shohin video specifike.

Studiuesit dolën në konkluzionin se ka një rritje të aktivitetit në DMN (Default Mode Network), një sistem neuronesh ciklik që aktivizohet kur një individ nuk është në bashkëveprim për të realizuar një detyrë të caktuar, pra është në gjendje pushimi. Kjo zonë neurologjike konsiderohet si “baza e vetes”. Ajo aktivizohet kur mendojmë për veten ose të tjerët dhe kur mendojmë të tashmen dhe të ardhmen. Aktiviteti “DMN” i gjetur te këta pjesëmarrës në studim tregon zinxhirin e reagimeve që shkakton mërzia, por jo arsyet pse shkaktohet.

Po cilat janë të mirat e mërzisë?

Shumë studime e lidhin mërzinë me motivimin për të vendosur qëllime të reja dhe për t’i arritur ato. Mërzia është një mënyrë si truri merr pushhim dhe bëhet gati për të marrë informacione të reja teksa harron të vjetrat.

Lexo edhe :  Sa ndikojnë qepa dhe specat në përkeqësimin e simptomave të urthit

Ndaj herës tjetër kur të ndihesh i/e mbushur emocionalisht, kujtoji vetes se me mërzinë po i japim trurit mundësinë të qetësohet dhe të bëhet gati për sfida të reja./E.Ç

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV