Kodi, OSBE vetofrohet për ndërmjetësim mes palëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prezenca e OSBE-ODIHR ofrohet që ndërmjetësoj një zgjidhje politike për krizën e krijuar brenda Kuvendit. Në një reagim për emisionin “Skedari Politike” në A2 CNN, OSBE shprehet se është e gatshme të ndihmojë lehtësimin politik drejt arritjes së një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse.

Një qasje tjetër duket se ka delegacioni i BE, i cili kërkon që aktorët vendas të gjejnë një zgjidhje gjithëpërfshirëse të ngërçit politik. Kriza që ka përfshirë Kuvendin e Shqipërisë duket se ka ndarë edhe ndërkombëtarët në qëndrimet e tyre. Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Bashkimi Europian kanë dy qasje të ndryshme mbi rolin e ndërkombëtarëve në zgjidhjen e kësaj krize.

Në një reagim për emisionin “Skedari Politik” në A2 CNN, delegacioni i Bashkimit Europian vë theksin se kjo krizë është e brendshme dhe si e tillë nxit palët që ta tejkalojnë atë. “Për BE-në, institucionet funksionale demokratike janë një aspekt thelbësor i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Kjo është përgjegjësi e gjithë institucioneve edhe gjithë aktorëve politikë. Procedurat parlamentare duhet të ecin përpara papengesa dhe nismat ligjore duhen diskutuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të plotë, duke u mundësuar të gjitha palëve të spektrit politik që të angazhohen në thelb me çështjet, përmes dialogut të mirëfilltë politik.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e OSBE.

 

OSBE nga ana e saj duket të jetë organizata e parë ndërkombëtare e cila hedh një hap përpara, duke u vetëofruar që të ulë palët politike në një tavolinë e kjo në shërbim të hartimit dhe miratimit të reformës zgjedhore. “Prezenca e OSBE-së është e gatshme të ndihmojë lehtësimin politik apo zgjidhjet teknike, nëse i kërkohet. Ne vetëm mund të vijojmë të nxitim të gjitha palët që t’u japin përparësi interesave të Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj, duke punuar së bashku për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, që është në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe që adreson rekomandimet e pa përmbushura të OSBE/ODIHR-it.

Lexo edhe :  Idajet Beqiri: PS fitoi sepse këto 12 vite nuk pati "Gërdec" e "21 janar"

Qëllimi është të reflektohet angazhimi afatgjatë i Shqipërisë ndaj vlerave të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”, vijon më tej reagimi i OSBE-së. Kriza parlamentare pritet të reflektohet sërish në seancën plenare të kësaj  të hëne ku rithemelimi po përgatitet për protestë jashtë dyerve të parlamentit, ndërsa grupi parlamentar me mosbindjen civile brenda sallës plenare.

 

Të fundit

PD kërkon kontestimin e çdo vote, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e njëjta dorë

“Gjatë numërimit të votave të Diasporës janë konstatuar një numër votash për Partinë Socialiste, të cilat duken të jenë...

Tensionet me Macron/ Meloni mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian mund të kishte qenë një mundësi për të ndrequr fërkimet në mesin e grupit të vendeve ‘Të...

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbal

Partia Demokratike ka vendosur të kontestojë çdo votë të ardhur nga emigrantët shqiptarë në Greqi. Pas hapjes së kutive të para, rezulton se nga vendi...

Rama në Forumin ndërkombëtar FII: Rezultatet na japin kënaqësi, por edhe na tmerrojnë!

Kryeministri Edi Rama, teksa mbante fjalën e tij në Forumin ndërkombëtar Future Investment Initiative, u shpreh se është shumë krenar për atë që është...

Goditi komisionerin në Kashar, lihet në burg Rei Nozlli

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Rei Nozllin, i cili goditi komisionerin në KZAZ 30 në Kashar, dy ditë më parë....

Lajme të tjera

Web TV