Raporti i OBSH: Rastet e të prekurve me kancer do të rriten me 77% deri në vitin 2050

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas vlerësimeve të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë rastet globale të kancerit do të arrijnë deri në 35 milionë në vitin 2050, një rritje prej 77% nga 20 milionë raste të diagnostikuara në 2022.

Të dhënat u publikuan disa ditë më parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit të OBSH-së dhe mbulojnë 185 vende dhe 36 forma të sëmundjes.
Studiuesit zbuluan se në vitin 2022 kanceri i mushkërive ishte forma më e zakonshme në mbarë botën ku numri i të prekurve kapte shifrën e 2.5 milionë raste, i ndjekur më pas nga kanceri i gjirit femëror, kolorektalit, prostatës dhe stomakut.

Në vendet me Indeks shumë të lartë të Zhvillimit Njerëzor, 1 në 12 gra diagnostikohet me kancer gjiri dhe 1 në 71 vdes prej tij. Ndërsa në vendet më Indeks të ulët vetëm 1 në 27 gra diagnostikohet me kancer gjiri, dhe 1 në 48 gra vdesin prej tij, kryesisht për shkak të diagnostikimit të vonë dhe mungesës së aksesit në trajtime.

Anketa e re globale hedh dritë mbi pabarazitë e mëdha dhe mungesën e mbrojtjes financiare për kancerin në mbarë botën, veçanërisht në vendet me të ardhura më të pakta.
OBSH po punon intensivisht me më shumë se 75 qeveri për të zhvilluar, financuar dhe zbatuar politika për të promovuar kujdesin ndaj kancerit.

Studiuesit gjithashtu vënë në dukje disa faktorë se si numri i rasteve të kancerit shtohet akoma më shumë, të tilla si obeziteti, përdorimi i duhanit dhe përdorimi i alkoolit, si dhe faktorët mjedisorë si ndotja e ajrit, ndotja e ujit etj./E.Ç

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV