Aksident i frikshëm/ Punëtorët përplasen nga disa makina,1 i vdekur dhe 6 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Italinë fqinje, këtë herë në Genova.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 1 person ka humbur jetën ndërsa 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një prej tyre ndodhet në koma. Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00 të kësaj të marte, në autostradën A12, mes Rapallo e Chiavari. Sipas të dhënave të para, një furgon në të cilin udhëtonin disa punëtorë, u përplas me murin në anë të rrugës. Pas përplasjes ata zbritën nga mjeti dhe në këtë moment u morën para nga makinat që vinin përballë.

Momentalisht mbeten të paqarta rrethanat sesi furgoni përfundoi duke u përplasur me murin, por mësohet se mjeti doli në kahun e kundërt të rrugës. Dyshimet janë se furgoni nuk u dallua nga mjetet që vinin përballë për shkak të errësirës.

Njëri prej punëtorëve pasi u përplas e përfundoi përtokë, u godit nga mjetet e tjera. Dy prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje të rëndë. Ndërsa 4 të plagosurit e tjerë, mes të cilëve 2 shoferë makine dhe 2 punëtorë morën dëmtime pa rrezik për jetën.

Të gjithë punëtorët që udhëtonin në makinë ishin me kombësi të huaj, megjithatë identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike. Ata mësohet se ishin nisur për në punë kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Një ditë më parë, disa aksidente masive të ndodhura në autostradën A22 në Reggio Emilia për shkak të mjegullës së dendur, çuan në vdekjen e një shqiptari dhe plagosjen e rreth 30 personave të tjerë./O.S

Të fundit

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Lajme të tjera

Web TV