Dinari, zbardhet shpjegimi i Kurtit për ambasadorët: Serbët kanë llogari bankare në euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Kurti, afro 40.000 serbë kanë llogari bankare në bankat e licencuara në Kosovë, ku marrin pensione apo paga nga Kosova. Rregullorja e BQK-së, siç tha Kurti, do të mundësojë marrjen e fondeve, pagave dhe pensioneve nga jashtë “si formë e transfertave në këto llogari bankare” dhe, sipas tij, dinari serb mund të shërbejë si mjet për kursim fizik, kursim në llogari bankare dhe të këmbehet në pikat e këmbimit të licencuara.

“Pra, nuk pengon qasjen në financa, në të njëjtën kohë që qasja fizike ofrohet përmes bankave dhe institucioneve financiare jo-bankare anembanë vendit, vetëm në katër komunat në veri të vendit janë gjithsej 15 institucioneve financiare jo-bankare dhe katër degë të bankave komerciale”, ishte argumenti i tij. Dokumentet që ai i paraqiti ambasadorëve tregonin se qytetarët e komunitetit serb tashmë kanë një llogari bankare në euro në një institucion të licencuar, pasi ata tashmë i marrin pensionet, asistencën sociale, përfitimet e fëmijëve dhe pagat nga Thesari i Kosovës, në euro, në llogaritë e tyre bankare. Sipas kreut të Qeverisë, pagesat e marra nga Serbia për shumicën e këtyre familjeve janë burimi i dytë i të ardhurave, krahas asaj që marrin nga Thesari i Kosovës.

Në dokumentet e publikuara nga RTK live, ai po kështu ka paraqitur funksionimin e strukturave ilegale të Serbisë brenda Kosovës, për të cilat siç tha, cenojnë rëndë rendin juridiko-kushtetues. Kurti insistoi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet e miratuara në Kuvendin e saj, marrëveshjet me Serbinë dhe Pakoja e Ahtisaarit nuk parashikojnë krijimin ose funksionimin e sistemit ilegal apo komunave të Serbisë brenda territorit të Kosovës./O.S

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV