Gjermani/ Vazhdon greva e Lufthansas, anulohen rreth 800 fluturime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 100,000 pasagjerë vlerësohet të jenë prekur sot nga greva e stafit tokësor të Lufthansa, e cila vazhdon që nga ora 04:00 e mëngjesit të sotëm.

Sipas një njoftimi të organizatës sindikale Ver.di, më shumë se gjysma e punëtorëve në aeroportin e Frankfurtit po marrin pjesë në demonstrata, ndërsa e njëjta pamje është edhe në aeroportin e Mynihut.

Punëtorët në aeroportet e Berlinit dhe Hamburgut po marrin pjesë gjithashtu në grevën 27-orëshe. Orari i fluturimeve në Dusseldorf po ecën pa probleme. Në total, Lufthansa tashmë ka anuluar rreth 80-90% të rreth 1000 fluturimeve të saj të planifikuara për sot.

Linja ajrore gjermane lajmëron klientët: Greva e stafit tokësor të Lufthansa-s po vazhdon – Të paktën 800 fluturime janë anuluar pasi nuk ka staf tokësor për t’i shërbyer atyre. Ata që do të udhëtonin brenda Gjermanisë dhe mund të arrijnë në destinacionin e tyre me hekurudhë, mund të përdorin biletën e tyre ajrore për këtë qëllim.

 

 

Greva përfundon nesër në orën 07:10, por trafiku nuk pritet të qetësohet para të premtes. Fluturimet e kompanive të tjera të Grupit Lufthansa, Eurowings, Swiss, Austrian dhe Brussels Airlines, nuk preken nga protestat.

Në negociatat kolektive të vazhdueshme, punëtorët kërkojnë rritje të pagave 12.5% ​​ose të paktën 500 euro në muaj dhe një “kompensim inflacioni” të vetëm prej 3000 euro. Raundi tjetër i negociatave është caktuar për 12 shkurt./O.S

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV