“SAPO Mag”: Arsyet pse duhet të vizitoni Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media portugeze thotë se Shqipëria është një destinacion turistik në rritje

Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion turistik në rritje në Evropë dhe arsyet për ta eksploruar atë nuk mungojnë. E përditshmja portugeze “SAPO Mag” thotë se Shqipëria është një vend i përballueshëm, njerëzit janë shumë miqësorë, peizazhet variojnë nga malet deri te plazhet me ujra të kristaltë.

Ndër arsyet që përmend pse vendi ynë duhet të vizitohet është sepse Shqipëria konsiderohet një destinacion turistik i lirë, sidomos kur bëhet fjalë për  cmimet e akomodimit  dhe ushqimit.

Arsyen tjetër që përmend është siguria në vend ndërsa thekson se komunikimi me vendasit është shumë i lehtë. Shumica e shqiptarëve flasin shumë mirë në anglisht, por ka edhe nga ata që janë njohës të mirë edhe të gjuhës italaine. Media portugeze rekomandon që udhëtarët e huaj të mbajnë para me vete pasi shumica e restoranteve dhe shpesh edhe hotelet nuk pranojnë pagesa me kartë.

Duke pasur parasysh afërsinë e Shqipërisë me vendet e Eurozonës, monedha euro pranohet gjerësisht.

Ndër të tjera thekson se Shqipëria njihet për tolerancën fetare dhe kjo është e dukshme me numrin e kishave ortodokse dhe katolike, së bashku me xhamitë nëpër qytete.

Shqipëria ka gjithashtu edhe një histori të pasur. Nuk mungojnë bunkerët e shpërndarë në të gjithë vendin. Diktatori Enver Hoxha urdhëroi ndërtimin e më shumë se 100,000 bunkerëve për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm./O.S

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV