36.3% e banorëve votojnë sot për PS, por ata përbëjnë 57.1% të pjesëmarrësve në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zoloshnja

Nga sondazhi i fundit që zhvillova për Report TV ( Lexo këtu), rezultoi se 36.3% e zgjedhësve që jetojnë në Shqipëri do të votonin sot për PS-në.

Por meqë pothuaj 4 ndër 10 banorë të rritur nuk do të votonin fare, rezultoi se PS-ja do të merrte 57.1% të votave të atyre që do të merrnin pjesë në zgjedhje.

Dhe ky është një problem madhor për opozitën (e çdo ngjyre qoftë)!

Në zgjedhjet e fundit parlamentare (më 2021), pothuaj 80% e zgjedhësve të këtushëm morën pjesë në zgjedhje, dhe PS-ja mori më pak se gjysmën e votave të pjesëmarrësve.

Ndërsa nëse votohet sot, pjesëmarrja do të ishte shumë më ulët se më 2021 – vetëm 63.5% e zgjedhësve të këtushëm do të merrnin pjesë në zgjedhje. Dhe plot 57.1% të votave të këtyre që do të votonin, do t’i merrte PS-ja.

Pra firoja e pjesëmarrjes së zgjedhësve vendas (krahasuar me 2021) është e përqendruar në mënyrë dërrmuese tek elektorati opozitar!

Teksa numri i votave për PS-në është pothuaj i betonuar statistikisht ndër vite rrotull 800 mijve, votat aktuale për partitë opozitare (edhe sikur të bashkohen me magji në një front gjithëpërfshirës opozitar) mund të prodhojnë maksimumi 60 mandate parlamentare, ndaj 80 mandate të PS-së (kjo, vetëm nëse adoptohet një sistem elektoral propocional kombëtar pa prim dhe pa prag).

Ndërkohë, me sistemin aktual rajonal me 12 zona (qarqe), PS-ja mund të shkojë deri në 90 mandate me votat e saj të sotme…

Shënim: Teksa 36.3% (ose rreth 740 mijë) zgjedhës që jetojnë në Shqipëri do të votonin sot për PS-në, 39.5% (ose rreth 805 mijë) janë aktualisht simpatiztë të Ramës. Berisha është me distancë në vend të dytë, me rreth 300 mijë simpatizantë./   S.M

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV