Shën Valentini po afron, ja kush janë 3 shenjat që janë ende të fiksuar pas ish-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i vitit 2017, i publikuar në “Journal of Positive Psychology”, zbuloi se në person mesatar i duhet rreth tre muaj për të kapërcyer ish-in. Por për disa njerëz, pa marrë parasysh se sa kohë ka kaluar, e kanë të vështirë të mos jenë ende të dashuruar me ish-in e tyre.

Demi

Demi njihet si një nga shenjat që kur bie në dashuri me dikë, bie ngadalë, por fort. Duke ditur këtë fakt, ata e kanë më të vështirë për të kapërcyer dhimbjet e zemrës.

Sipas astrologes, Clarisse Monahan, Demi është jashtëzakonisht romantik dhe priret ta shikojë partnerin si shpirtin e tyre binjak. Demat janë shenja shumë besnike dhe të besueshëm.

Ata i kushtojnë shumë rëndësi zgjedhjes së partnerit të tyre dhe pasi të kenë investuar kohë e përpjekje, e kanë të vështirë ta lënë atë të shkojë,” thotë Monahan.

Akrepi

Ashtu si Demi, Akrepi bie ngadalë në dashuri dhe është akoma më i ngadaltë për të kapërcyer një ndarje. Akrepat nuk e investojnë kohën dhe energjinë e tyre për askënd.

Duke qenë një nga shenjat më të përqendruara te marrëdhëniet, Akrepi priret të jetë mjaft i fiksuar pas kërkimit të dashurisë”, thotë astrologia, Clarisse Monahan.

Kur një lidhje përfundon, atyre u pëlqen të ndihen sikur janë ende të lidhur me ish-in , edhe nëse ky i fundit ka vazhduar me jetën e tij të re. Akrepët gjithashtu duan të mendojnë se kanë një lidhje më të thellë me një ish, se me këdo tjetër që vjen pas.

Peshqit

Peshqit nuk kanë domosdoshmërisht kufij të shëndetshëm në një marrëdhënie dhe kjo zakonisht çon në ndarje, thotë astrologia Clarisse Monahan. Meqenëse Peshqit udhëhiqen nga Neptuni, i cili ka të bëjë me imagjinatën, ëndrrat e shpirtëroren, ata e perceptojnë ndryshe dashurinë.

Lexo edhe :  Zbulohen eshtrat e Njeriut të Kennewick, nga skeletet më të vjetra në Amerikën e Veriut

Atyre nuk u intereson nëse një marrëdhënie ka mbaruar; ata ende do të përpiqen të jenë në jetën e ish-it të tyre në një farë mënyre. Për shkak të kësaj, është e natyrshme që ata të kenë ende ndjenja të vazhdueshme./O.S

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV