Kush janë dy finalistët e këtij Big Brother-i sipas Ilir Shaqirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Shaqiri ka thënë se ky sezon i Big Brother është shumë i veçantë pasi ka shumë protagonist kryesorë, por sipas tij Julian Deda dhe Romeo Veshaj janë dy më kryesorët të cilët në finale “do të përplasen kokë më kokë.”

“Është një edicion shumë i veçantë sepse vatrat e zjarrit dhe personazhet që i krijojnë janë disa. Nuk është një duo i situatës ose një person ku të gjithë rrotullohen rreth tij. Është më i përqendruar si vëmendje. Kam thënë për ata që njoh nuk i njoh të gjithë, dhe kam parashikuar që kur doli lista e parë, unë shihja dy finalistë, por kjo ishte vetëm njohje e mëparshme, jo për atë që po bëjnë në moment. Për momentin, kjo shtëpi ka disa protagoniste. Por një duo shumë e fortë që unë mendoj se do të përplasen më vonë, është Romeo dhe Juli. Mendoj se janë dy njerëz shumë protagonistë në jetën e tyre dhe do të vijë momenti që të përplasen shumë fort dhe mendoj se në finale mund të jenë ata të dy. Pa përjashtuar surprizat, sepse vajzat po luftojnë shumë fuqishëm dhe deri tani janë protagonistet absolute të jetës në BBVA. Publiku nuk duhet të fokusohet te debatet që ndodhin aty, por te vlera që shtëpia jep dhe se sa i duhur është mesazhi që transmetohet. Sepse të kesh konflikte është shumë e thjeshtë; të jesh i keq, bëhesh për një ditë. Të jesh i mirë, duhet një jetë…”- u shpreh balerini./E.Ç

Të fundit

Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Nga Skënder Minxhozi Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja...

Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji diellore, që synojnë të realizojnë...

Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!

Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit shqiptar të Sazanit, pasi këtu do të investohet nga Jared Kushner, ky dhëndri i Presidentit...

Shqipëria që meritojmë dhe Lezha që duam!

Ulsi Manja “Një model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime.” Në zemër të kësaj vere të nxehtë, një ndjesi e re po mbush...

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën/ PD ka humbur 309 vota

Sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Procesi pritet të nisë në orën 09:00,...

Lajme të tjera

Web TV