Nën akuzë për ‘Sterilizimin’, Ilir Beqaj zbarkon sërish në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot (9 shkurt) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën e  shpërdorimit të detyrës.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Beqaj paraqitet në SPAK.

Pak ditë më parë Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim dalje jashtë vendit pasi ai po hetohet lidhur me disa çështje./E.T