Piktura e krijuar nga The Beatles shitet për shifrën marrëmendëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pikturë e krijuar nga The Beatles, e quajtur “Imazhi i një gruaje” u shit për 1.7 milionë dollarë te një fanse e grupit. Piktura u shit në eventin e përvitshëm Christie’s në New York, ndërsa lajmi u bë i ditur nga “The Art Newspaper”.

Piktura ishte punuar në 1966-ën kur grupi ishte me tur në Japoni. Teksa qëndronin të izoluar për çështje sigurie në suitën presidenciale të “Tokyo Hilton”, mes shumë dhuratash nga fansat, u erdhi edhe një set materialesh artistike.

Fotografi i turit, ka arritur të bëjë një foto të momentit kur ata u ulën për të pikturuar. “Ata u renditën me 4 karrige rreth një tavoline. Secili kishte një cep të pikturës dhe në mes qëndronte një llampë që bënte dritë. Secili nga artistët po punonte me drejtim nga qendra e letrës. U deshën dy netë për ta që ta mbaronin. Sapo përfundonin me performancat në koncerte, ata vraponin për te piktura. Nuk i kam parë kurrë aq të lumtur dhe të qetë”, ka rrëfyer në një ese fotografi i tyre Robert Whitaker.

Vepra artistike ka kaluar në duart e shumë personave, adhurues të grupit muzikor, ndërsa tani e zotëron fansja e tyre./E.Ç

Të fundit

Netanyahu pas pauzës: Nuk ka më justifikime për OKB-në

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat...

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë. Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali...

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të tjera, me qëllim që të...

Policia operacion kundër zjarrvënësve në vend, arrestohen 12 persona

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka arrestuar dhe proceduar 12 shtetas...

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u përfshi në një konflikt të...

Lajme të tjera

Web TV