E rëndë/ Vetëvritet me kallashnikov 65-vjeçari në Pogradec (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Pogradec.

Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se një 65-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Bëhet fjalë për shtetasin Nevruz Afezi, i cili i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në fshatin Verdovë të Pogradecit.

Trupi i pajetë është gjetur nga familjaret të cilët kanë njoftuar policinë. Nga hetimet paraprake rezulton qe 65-vjeçari ka qëlluar veten në kokë me një armë e llojit automatik.

Ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes./O.S