Perimet që lehtësojnë dhimbjet e reumatizmës dhe artritit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët i kanë përqendruar përpjekjet e tyre në zbulimin e lidhjes së ushqimeve dhe erëzave me zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga reumatizma dhe artriti.

Sipas tyre, frutat, perimet dhe drithërat janë natyralisht të aftë të luftojnë inflamacionin dhe të mirëmbajnë peshën e trupit.

Mbipesha është problematike për kyçet, sipas informacioneve të AgroWeb.org.

Për çdo 500 gramë të humbur, pesha e gjurit lehtësohet si të kishit humbur 2 kilogramë.

Ushqimet Që Lehtësojnë Dhimbjet e Artritit

Ndonëse nuk ka një ushqim specifik që mund të përshkruhet si magjik kundër dhimbjeve, një regjim i shëndetshëm ushqimor bën ndryshim në organizëm.

Brokoli Dhe Lakrat

Këto perime janë të dobishme në ngadalësimin e progresit të sëmundjes.

Ato janë të pasura në ushqyes, vitamina dhe minerale që u bëjnë mirë kyçeve dhe zbusin dhimbjen.

Peshqit

Salmoni, peshku ton, trofta dhe skumbria janë të pasura me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin.

Peshqit duhen ngrënë dy tre herë në javë.

Në të kundërt, duhet të merrni suplementë të omega-3.

Hudhra

Hudhra, qepët dhe preshi përmbajnë përbërës që luftojnë një sërë sëmundjesh, përfshirë artritin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto përbërës, kufizojnë ndjeshëm aktivitetin e enzimave që dëmtojnë kyçet.

Vitamina C

Antioksidantët tek vitamina C ngadalësojnë avancimin e sëmundjes, thonë ekspertët.

Studimet thonë se njerëzit që marrin suplementë të kësaj vitamine të rëndësishme janë 11 përqind më pak të rrezikuar nga artriti dhe sëmundjet e ngjashme.

Përveç suplementëve, vitaminën C mund ta merrni nga shumë fruta dhe perime të ndryshme.

Këtu përfshihen luleshtrydhet, kivi, ananasi ose pjepri.

Megjithatë, sipas informacioneve të AgroWeb.org, rekomandohet kujdes në konsumin e suplementëve.

Shqetësimet janë kryesisht të fokusuara tek doza e tyre.

Lexo edhe :  Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Ekspertët thonë se njeriu nuk duhet të marrë doza të larta të suplementëve.

Dozat nuk duhet të jenë më të larta se 65 ose 85 miligramë, sepse nëse merrni doza më të larta të kësaj vitamine jeni më të rrezikuar nga gurët në veshka./O.S

Të fundit

Lajm i fundit/ Mediat spanjolle raportojnë: Ndërron jetë ylli i Liverpool

Diogo Jota, futbollisti 28-vjeçar portugez i Liverpoolit, vdiq herët këtë mëngjes në një aksident trafiku në provincën e Zamorës. Aksidenti...

“Berisha kishte lidhje me agjendën serbe”, gazetari: Si më hoqi nga puna

Xhevdet Zekaj, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e lidhur...

Xhim Morison, legjenda e pavdekur e muzikës

Nga Leonard Veizi       Nga kordat e zërit të tij dilnin nota mistike, diçka që ishte fillimisht veç një imazh i cili kalonte vetëtimthi nëpër...

Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës së re

Kryeministri Edi Rama thotë se Ina Majko, të cilën e emëroi zëvendës ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, është prurja e parë ndër shumë të...

Rama vizitë në Vlorë, pritet të mbërrijë në Bashki

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në bashkinë e Vlorës. Mësohet se kreu i qeverisë do të jetë prezent aty rreth orës 10:00, ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV