Kamzë, 27-vjeçarja bie nga kati i katërt i pallatit, humb jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 27-vjeçare ka rënë nga kati i katërt i një pallati mbrëmjen e shkuar në Kamzë. E reja ka ndërruar jetë sot në spital. Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, e cila sipas policisë po hetohet.

Nga hetimet paraprake dyshohet që nuk ka rënë aksidentalisht. Policia po merr në pyetje të afërm të vajzës, nëse e reja ka pasur probleme me depresionin. 27-vjeçarja jetonte me qira në banesën ku ndodhi incidenti.

“Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën “Teuta”, ka rënë nga lartësia e një pallati 4 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital. Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia./e.t

Të fundit

I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj,...

Tatimet “furnizojnë” arkën e shtetit me miliarda euro, ja sa shkojnë shifrat

Të ardhurat në buxhetin e shtetit rezultojnë të jenë rritur me 7% në pjesën e parë të vitit. Sipas bilancit, nga janari deri në qershor...

Paketa e 18-të e sanksioneve të BE-së i vë ‘lakun në fyt’ Kremlinit

 Monada Mehmetaj, Strasburg Në kulmin e vitit të tretë të agresionit rus ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian shpalli më 17 korrik 2025 paketën e 18-të të...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur

Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la...

Kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë (AUDIO)

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër që mbart një ndër...

Lajme të tjera

Web TV